Charles De Ketelaere do të jetë lojtari më i ri i Milanit.
Para disa ditësh u tha se Milani dhe Club Brugge kanë rënë dakord që De Ketelaere do të kalojë në ‘San Siro’.
Tashmë mediet në Itali tregojnë se kur do të ndodhë zyrtarizimit.
Sipas tyre belgu do të zyrtarizohet si lojtari më i ri i Milanit nesër.
Shuma që thuhet se ‘Rossonerët’ kanë paguar për të është 35 milionë euro në total.
Ndërsa lojtari ka nënshkruar për pesë vite me kampionin italian.
Mbetet të shihet nëse nesër do të vije zyrtarizimi i belgut në ‘San Siro’.