Davkova: Rusia u përpoq të marrë territor me dhunë / U takua me Micotakisin, ia uruan fitoren njëri-tjetrit

min lexim

“Përpjekja e Rusisë që të marrë territor me dhunë është shkelje flagrante e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës”, tha presidentja Gordana Siljanovska-Davkova në Konferencës e Paqes që mbahet në Zvicër. Në fjalimin e saj, theksoi se ashpër e dënon luftën agresive të Rusisë. Presidentja thirri që të respektohet e drejta ndërkombëtare.

“Të gjithë duhet të ndihmojmë që të gjendet një zgjidhje Solomoni. Kjo do të thotë zgjidhje e drejtë për Ukrainën, zgjidhje që do të garantojë paqe të përhershme”, tha Gordana Siljanovska, presidente.

Së fundmi në Shkup, Siljanovska-Davkova e pyetur nëse Maqedonia do të vazhdojë ta mbështesë Ukrainën dhe nëse mund të priten vendime të reja për dërgimin e ndihmës ushtarake, tha se do të presë së pari të zgjidhen ministri i mbrojtjes dhe ai i punëve të jashtme.

Përndryshe, Konferencën e Paqes për Ukrainën presidentja e shfrytëzoi për t’u takuar me disa zyrtarë botërorë, me nënpresidenten e SHBA-ve, Kamala Haris, kancelarin gjerman Olaf Sholc, presidentin e Francës Emanuel Makron. Ajo në konferencën foli para tabelës me emrin Maqedonia e Veriut por nuk zbuloi nëse emri kushtetues ishte temë e takimit me kryeministrin e Greqisë, Kiriakos Micotakis.

“Mora pjesë në debat me z. Micotakis dhe zhvilluam një takim të shkurtër ku ia uruam fitoren njëri-tjetrit”, shtoi Siljanovska.

Siljanovska dje u takua edhe me presidentin e Polonisë, Andzhej Duda. Siç kumtuan nga kabineti i saj, presidentja shprehu mirënjohje për përkrahjen e Polonisë për procesin eurointegrues të shtetit tonë duke thënë se perspektiva europiane e vendeve kandidate nuk duhet të pengohet me veto për, siç tha, çështje iracionale dypalëshe.

https://youtu.be/RFtyz3ICkhY

Burimi: tv21

Story i mëparshëm

Mbi 169 prona të Kosovës jashtë territorit, “Trepça” kërkon kthimin vetëm të atyre brenda Kosovës

Story i radhës

George Clooney dhe Julia Roberts ndihmojnë fushatën elektorale të presidentit Biden

Të fundit nga