vellai iu denua per droge ne angli prokuroria e tiranes kerkon sekuestrimin e pasurive te punonjeses se dshq se 66fa9015d876c

Vëllai iu dënua për drogë në Angli, Prokuroria e Tiranës kërkon sekuestrimin e pasurive të punonjëses së DShQ-së

September 30, 2024
1 minut lexim

Prokuroria e Tiranës po kërkon sekuestrimin e disa pronave dhe veturave në pronësi të një punonjëse në Drejtorinë e Shërbimeve Qeveritare në Shqipëri.

Kjo pasi po dyshohet se ato janë të vëllait të saj, i cili është dënuar në Angli për trafikim të narkotikëve, raporton A2 CNN.

“Mbi dyshimet për shtetasen I.H., prokuroria arriti në konkluzion se pasuritë e kësaj shtetase dhe familjarëve të saj janë produkte të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, tha prokuroria.

“Shtetasja në fjalë, brenda një periudhë një mujore ka përfituar në llogarinë e saj vlerën 180.000 euro cash ose nëpërmjet transfertave bankare, nga ish kunati, tezja apo njerëz të tjerë të afërt. Nga fondet e kredituara në llogari, vlera 160,000 Euro është transferuar nga shtetasja I.H. në llogarinë e noterit me qëllim blerjen e një pasurie të llojit apartament. Ndërsa ka në pronësi edhe pesë prona të tjera të paluajtshme dhe 6 automjete. Prokuroria provoi se shtetasja I.H., e punësuar prej vitit 2011 në ‘Drejtorinë e Shërbimeve Qeveritare’, me një pagë bruto 61.000 lekë, nuk e justifikon blerjen e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme”.

MARKETING

RENT A CAR

bislimi kosova e gatshme te thelloje bashkepunimin me irlanden 66fa8cb86b5c6
Story i mëparshëm

Bislimi: Kosova e gatshme të thellojë bashkëpunimin me Irlandën

ankete bdi forca e dyte politike ne vend 66fa96a9e9e17
Story i radhës

Anketë: BDI forca e dytë politike në vend

Të fundit nga

Alpi gjendet shëndoshë dhe mirë

Alpi i cili ishte raportuar i zhdukur është gjetur shëndoshë e mirë. Për kërkimin e Alpit ishin angazhuar njësiti K-9 i Policisë, FSK-ja, ekipe të kërkim shpëtimit dhe shumë qytetarë. Ende nuk
ShkoLartë