dauti dhe berisha mobilizojne studentet per protesten e 6 prillit 69d18cecc6b65

Dauti dhe Berisha mobilizojnë studentët për protestën e 6 prillit

April 5, 2026
1 minut lexim
667330981 1483748163765729 1172544094563565076 n

Deputetja e Aleancës për Shqiptarët (krahu i Ziadin Selës), Ilire Dauti, së bashku me kryetaren e Asamblesë së Gruas, Vjollcë Berisha, kanë zhvilluar takime me studentë dhe të rinj nga fakultete të ndryshme, me qëllim mobilizimin për protestën e paralajmëruar më 6 prill.

Gjatë këtyre takimeve, Dauti theksoi rëndësinë e mbështetjes dhe angazhimit të studentëve për çështje që lidhen me gjuhën shqipe dhe drejtësinë. Ajo u shpreh se e drejta për përdorimin e gjuhës shqipe, përfshirë edhe në provimin e jurisprudencës, është e garantuar me Kushtetutë dhe ligj, dhe se për këtë të drejtë është punuar shumë ndër vite.

Ajo u bëri thirrje studentëve, profesorëve dhe qytetarëve që të marrin pjesë në protestë, duke e cilësuar atë si një angazhim të përbashkët për mbrojtjen e gjuhës amtare dhe për drejtësi.

Edhe Vjollcë Berisha ka shprehur mbështetje për kërkesat e studentëve, duke i cilësuar ato si të drejta dhe të arsyeshme. Ajo theksoi se si pedagoge dhe politikane do të jetë gjithmonë në anën e tyre, duke shtuar se kjo është një kauzë e përbashkët për ruajtjen e dinjitetit dhe të drejtave themelore.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

habit ish banorja e bbvip me deklaraten kam 6 vite pa bere 69d18577a71b9
Lajmi i mëparshëm

Habit ish banorja e BBVIP me deklaratën: Kam 6 vite pa bërë…

sulejmani jeni ne te drejten tuaj per provimin sot pa frike mund ta shprehni vullnetin tuaj 69d1a90e9d98c
Lajmi i radhës

Sulejmani: Jeni në të drejtën tuaj për provimin, sot pa frikë mund ta shprehni vullnetin tuaj

Të fundit nga

ShkoLartë