Dashuria ndaj punës është një mit

February 19, 2022
min lexim

Neve na thonë që të ndjekim ëndrrat tona, të ndjekim pasionet dhe të jemi të jashtëzakonshëm. Por çfarë nëse nuk e kemi kuptuar ende se çfarë duhet të bëjmë?

Neve të rinjve na thonë se mund të bëjmë çfarë të duam. Fatkeqësisht, ai guxim i palimituar mund të duket si presion. Ne bashkëngjisim një njollë të dështimit tek vetja jonë nëse nuk e duam 100 për qind punën tonë ose nuk bëjmë gjithçka që duhet për t’i shndërruar ëndrrat tona në realitet. Për miliona njerëz të cilët nuk e dinë se çfarë të bëjnë, ky mund të jetë një burim i madh i turpit.

Më besoni kur e shkruaj këtë gjë: ‘’Është në rregull mos të dini se si duket ëndrra juaj. Vetëm disa prej nesh e dinë këtë’’.

Është çmenduri të presim se do ta dimë rrugën tonë kur hyjmë në universitet në moshën 18-vjeçare ose kur diplomojmë në moshën 22-vjeçare. Truri i njeriut nuk zhvillohet plotësisht deri në moshën 25-vjeçare, kështu që rehatohuni. Kuptoni këto të vërteta themelore, dhe presioni do të lehtësohet përderisa lëvizni në mënyrë të natyrshme përgjatë drejtimit që duhet të shkoni.

Ne jemi parashikues të tmerrshëm të lumturisë tonë

Në librin e tij ‘’Stumbling on Happiness’, studiuesi Daniel Gilbert ofron këtë shembull: Kur jemi në vijën e kontrollit, ne mund të besojmë se blerja dhe ngrënia e një karameli do të na bëjë më të lumtur. Pesë minuta më vonë, ne zakonisht pendohemi nga ajo blerje dhe ndjehemi fajtorë’’.

Nëse nuk mund të parashikojmë se çfarë do të na bëjë të lumtur pesë minuta nga tani, si mund të parashikojmë se çfarë do të na bëjë të lumtur pesë vite më vonë?

Gilbert sugjeron që të ndalojmë së menduari se jemi shumë të zgjuar dhe unikë. Parashikuesi më i mirë? Ne duhet të flasim me njerëzit e tjerë të cilët po bëjnë për momentin atë që duam.

Ne duhet të ekspozojmë veten ndaj përvojave të shumëllojshme

Si ta dimë se do të na pëlqejë diçka nëse nuk e kemi provuar kurrë? Edhe nëse mendojmë se një aktivitet ose një karrierë nuk do të përshtatet me ne, është e vlefshme ta provojmë. Studimet kanë dëshmuar se shumëllojshmëria në përvoja dhe rrjete personale mund të rrisë kreativitetin dhe mendimin inovativ. Gjithashtu na jep përparësinë e zhvillimit të aftësive dhe njohurive më të mëdha nga e cila marrim inspirimin në të ardhmen.

Ne duhet të kërkojmë bashkëveprime shoqërore pozitive

Bashkëveprimet shoqërore janë ndikuesit e dytë më të mëdhenj në lumturi, pas gjumit. Edhe bashkëveprimet shoqërore me baristët në kafiteri ose me arkatarin në dyqan ndikon në mirëqenien tonë. Ne jemi zhvilluar si kafshë të shoqërueshme. Injorimi i asaj shtyse biologjike është si të provojmë të injorojmë gravitetin.

Është e rëndësishme të zgjedhim lidhjet tona me kujdes. Njerëzit në rrjetin tonë ndikojnë shumë tek ne dhe në komunitetin e tërë. Emocionet dhe shprehitë negative janë ngjitëse, dhe njëlloj janë edhe ato pozitivet. Studiuesit nga Universiteti Harvard dhe ai i San Diegos zbuluan se secili shok pozitiv në rrjetin e një personi rrit gjasat e lumturisë të atij personi në 9 për qind. A mund të kemi jetë të suksesshme pa njerëzit? Le të marrim në konsideratë më të afërtit tanë. A na lumturojnë apo na mërzisin ata?

Ne mund të rikrijojmë fenomenin e punëve të reja

Njerëzit të cilët fillojnë një punë të re gjithmonë thonë gjërat e njëjta kur shijojnë atë ndryshim. P.sh. ‘’Po mësoj shumë’’.

Studimet sugjerojnë se qeniet njerëzore hyjnë në një gjendje kënaqësie kur janë të angazhuar në një aktivitet. Dhe ne angazhohemi më së shumti kur bëjmë diçka e cila qëndron përtej aftësive tona. Nëse është shumë e vështirë, dështojmë. Nëse është shumë e lehtë, nuk jemi të interesuar. Çelësi është të gjeni një ekuilibër dhe të ndiqni mundësitë të cilat ofrojnë rritje të vazhdueshme.

Ne e pranojmë se dashuria ndaj punës është një mit

Me që ra fjala për fjalët që njerëzit gjithmonë i thonë, ja një thënie të cilën e dëgjoj vazhdimisht: ‘’Nëse e doni punën tuaj, nuk do të punoni asnjë ditë në jetën tuaj’’. Kjo është inspiruese por jo e vërtetë. Ideja se nuk do të duket kurrë si punë është një mit për shumicën prej nesh. Ndoshta disa njerëz mund të arrijnë këtë gjë, por secila punë vjen me aspekte të tmerrshme. Për shembull ne mund të admirojmë njerëzit të cilët udhëtojnë për punë, por pastaj e zbulojmë se nuk është ajo që e kemi pritur nëse përfundojmë si ata.

Unë udhëtoj shumë për fjalime dhe për të ndjekur ngjarje influencuese. Orari im u ngarkua edhe më shumë kur fillova të studioj ‘’The 2 AM Principle: Discover The Science of Adventure’’. Edhe pse tregimet ishin të egra, shumica e netëve të mia nuk ishin. Nuk ka asgjë të mirë në kalimin e kohës vetëm në aeroplane dhe në hotele, duke jetuar i lodhur dhe duke u përleshur me punonjësit e aeroportit për bagazhin e humbur.

Një yll popi i famshëm, një kryeshef ekzekutiv dhe një ndërmarrës i teknologjisë të gjithë mund të identifikojnë gjërat pozitive dhe negative të cilat lidhen me karrierat e tyre. Sapo të jemi të gatshëm të pranojmë këtë të vërtetë, dy gjëra ndodhin:

Ne nuk varemi nga pritshmëritë e rrejshme.

Ne fitojmë lirinë për t’u përballur me gjërat negative në karrierën të cilën e zgjedhim.

Ne duhet të vazhdojmë të kërkojmë idenë e cila do të na inspirojë dhe të kërkojmë ambiente ku mund të ndizet ajo shkëndijë. Ju inkurajoj të kërkoni në sa më shumë industri dhe mundësi që të jetë e mundur. Në këtë proces, ju do të mësoni se çfarë ju angazhon më së shumti dhe do të rriteni personalisht dhe profesionalisht.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Tërbohen tifozët e Arsenalit me Granit Xhakën

Story i radhës

13 njerëz vriten në një shpërthim kamikaz në Somali

Të fundit nga

Drilon Ganiu, sekretar Gjeneral i FFM-së

Pas zgjedhjes së kryetarit të Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM), Masar Omeragiq, ky i fundit në mbledhjen e mbajtur emëroi bashkëpunëtorët e tij me të cilët do të operojë në federatën më
ShkoLartë