dashnim hebibi komenton viziten e bujar osmanit ne beograd 6470fa34b40ed

Dashnim Hebibi komenton vizitën e Bujar Osmanit në Beograd

May 26, 2023
1 minut lexim

Ngritjen e çështjes së pasivizimit të adresave të shqiptarëve në Luginë, nga ana e Bujar Osmanit- kryesues i OSBE-së dhe Ministër i Punëve të Jashtme të RMV-së, e ka komentuar njohësi i rrethanave politike, politikologu dhe publicisti Dashnim Hebibi.

Ai ka vlerësuar qëndrimin e shprehur të Osmanit, duke thënë se duhet të ngritet alarmi sa më shpejt që të jetë e mundur, lidhur me pasivizimin e adresave të shqiptarëve autokton në Luginën e Preshevës.

“Prandaj, është për t’u përshëndetur pozita e kryediplomatit shqiptar të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani në Beograd, i cili ngriti çështjen e pasivizimit të adresave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës. Qeveria aktuale e Serbisë po mundohet të luaj rolin e pasqyrës së berberit, kinse nga Bashkimi Evropian dhe me mendje nga Rusia, ajo ne heshtje diplomatike me një përgatitje të rrezikishme, po shlyen adresat e shqiptarëve, po i shtyp shqiptarët, po i ngulfat me mbylljen e kufijve që ishin dikur, atë me Maqedoninë në mes fshatit Miratoc e Llojan, e tjetra në fshatin Strezoc e Sopot”, tha publicisti Hebibi.

Hebibi është decid kur thotë se Serbia udhëheqë politikë me alfabet të Millosheviqit.

MARKETING

RENT A CAR

biletat e finales se championsit 6470fa318f540
Story i mëparshëm

Biletat e finales së Championsit

guardiola nuk i pashe ne finale 6471013d9327e
Story i radhës

Guardiola: Nuk i pashë në finale

Të fundit nga

A ka filluar largimi i mbeturinave në kryeqytet?

Në Komunën e Prishtinës ka filluar që të largohen mbeturinat pasi që ndërmarrja Pastrimi kishte ndaluar operimin në grumbullimin e tyre. Drejtori i Shërbimeve Publike, i ftuar në tëvë1 theksoi se nuk
ShkoLartë