DASH paralajmëron zgjerimin e listës së zezë me persona të fuqishëm

January 7, 2025
1 minut lexim

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do ta përditësojnë listën e zezë edhe pse nuk japin afat kohor se kur mund të ndodh kjo gjë. Duke rikujtuar vendosjen e ish zëvendëskryeministrit Artan Grubit dhe të gjykatësit Enver Bexhetit në listën e zezë amerikane për shkak të përfshirjes së tyre në korrupsion, pritet përditësim sanksioneve, por kjo do të varet nga hetimet.

“Ashtu si hetimet nxjerrin prova të reja për sjellje të pahijshme, posaçërisht të atyre që janë në pozicione të fuqishme, presim të vijoj përditësimi i listës së sanksioneve. Edhe pse nuk mund të sigurojmë një kornizë konkrete kohore, mund të themi se besojmë që do të shtohen shumë emra dhe mund të prisni se të gjitha sanksionet e ardhshme, do ta pasqyrojnë përkushtimin tonë në promovimin e përgjegjësisë dhe mbështetjes për sundimin e së drejtës në RMV”.

Për Zërin e Amerikës në gjuhën maqedonase, SHBA thotë se askush nuk është mbi ligjin dhe porositi që të respektohet pavarësia e gjyqësorit.

“Askush nuk është mbi ligjin, ndryshojini mjetet dhe ligjet tuaja ekzistuese për rezultate më të mëdha dhe respektojeni pavarësinë e gjyqësorit. Populli meriton që liderët dhe funksionarët e tij të mbajnë përgjegjësi. SHBA mbështet dënimin e atyre që shfrytëzojnë zbrazëtirat ligjore dhe që punojnë për interesin e tyre, në vend të interesit të njerëzve që e kanë zgjedhur në atë funksion”.

Por presin që edhe gjykatësit të kërkojnë përgjegjësi nga personat e korruptuar.

Më tej thonë se korrupsioni vazhdon të jetë pengesë e madhe për përparimin e Maqedonisë së Veriut dhe shkaku kryesor që reformat ekonomike nuk funksionojnë, ndërsa të rinjtë shpërngulen. SHBA theksojnë se mbeten optimist për angazhimin e vendit për të zbatuar reformat e nevojshme dhe se rruga evropiane është kyçe për sigurinë dhe stabilitetin rajonal.

Burimi: alfax.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

A mund “të përfitojë pikë” Kosova në dialog nga protestat masive në Serbi?

Story i radhës

Jashari asiston, Club Brugge kualifikohet

Të fundit nga

Konfirmohet shkaku i vdekjes së Liam Payne!

Shkaku i vdekjes së Liam Payne është konfirmuar në një hetim në Angli pasi ylli i One Direction ra nga ballkoni i një hoteli në Buenos Aries, Argjentinë. Payne ishte duke qëndruar
ShkoLartë