Mateo Darmian ka luajtur në një rol jo të zakonshëm për të, në krahun e majtë ku ka marrë vendin e Ivan Perisiçit që vuajti një lodhje muskulore para fillimit të sfidës dhe në fund të saj ka kërkuar t’u mbyllë gojën kritikave me fitoren e arritur mbrëmjen e djeshme.
“Donim ta nisnim mirë ndeshjen dhe ashtu bëmë. Treguam mentalitetin e duhur dhe shkuam menjëherë të goli.
Është normale dhe e kuptojmë që kur luan me Interin dhe nuk fiton ndonjë ndeshje, nisin kritikat, por na kanë varrosur para kohe. Ajo që bëmë ne ishte të mbyllnim veshët dhe të vazhdonim të punonim duke parë vetëm punën tonë.
Tani është koha që të shfrytëzojmë momentin dhe të mos ndalemi më. Do të mendojmë ndeshje pas ndeshjeje për të arritur qëllimet tona”, u shpreh veterani italian i zikaltërve.