dap ka konstatuar parregullsi ne nje objekt hotelerik ne shkup 61fe8d7dde065

DAP ka konstatuar parregullsi në një objekt hotelerik në Shkup

February 5, 2022
1 minut lexim

Policët nga Departamenti i Policisë Kriminale dhe Departamenti i Operacioneve Speciale të Policisë – Njësiti për dislokim të shpejtë në koordinim me Drejtorinë e të Ardhuarave Publike dhe Inspektoratin Shtetëror të Tregut kanë kryer kontroll në një restorant në fshatin Gërçec të Shkupit, njoftojnë nga Ministria Brendshme.

“Gjatë kontrollës janë konstatuar një sërë parregullsish: objekti i hotelierisë nuk ka pasur person juridik të regjistruar, nuk ka pasur pajisje fiskale të regjistruar, nuk janë respektuar masat për ballafaqim me Covid-19, për çka Inspektorati Shtetëror i Tregut ka i shqiptuar gjoba përkatëse.

Është kryer kontroll tek 40 persona dhe është konstatuar prania e tre të miturve, për të cilët do të vijojnë raportet përkatëse.

Gjithashtu është ndaluar një person dhe i është gjetur një thikë. Për të gjitha paligjshmëritë do të vijojnë parashtresat e duhura”, thonë nga MPB.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

2407 qytetare vaksinohen kunder covid 19 ne 24 oret e fundit 61fe8890ca194
Story i mëparshëm

2407 qytetarë vaksinohen kundër Covid-19 në 24 orët e fundit

irani mirepret zbutjen e sanksioneve ekonomike nga shba 61fe954434386
Story i radhës

Irani mirëpret zbutjen e sanksioneve ekonomike nga SHBA

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë