Irani mirëpret zbutjen e sanksioneve ekonomike nga SHBA

Ministri i jashtëm i Iranit tha sot se heqja e sanksioneve nga Uashingtoni “është e mirë por jo e mjaftueshme”.

Irani ka mirëpritur sot heqjen e disa sanksioneve nga SHBA të vendosura për programin e tij bërthamor por tha se masa është ende “e pamjaftueshme”.

SHBA tha se sanksionet u hoqën si pjesë e përpjekjeve të adminsitratës Biden për të risjellë Iranin në biseidmet e ringjalljes së marrëveshjes bërthamote të vitit 2015.

“Heqja e disa prej sanksioneve mund të përkthehet në vullnet të mirë, kuptimin e vërtetë të fjalës, por duhet të përmendet se ajo që ndodh në letër është e mirë por jo e mjaftueshme”, tha ministri Amir-Abdollahian për agjencinë shtetërore INSA.

“Vullneti i mirë do të thotë në pikëpamjen tonë se po ndodh diçka e prekshme në terren,” shtoi më tej Amir-Abdollahian, duke shpjeguar se Teherani kërkon garanci në sektorët ekonomikë, politikë e ligjorë, se SHBA nuk do të tërhiqet nga marrëveshja unlateralisht siç ndodhi më herët.

Marrëveshja e nënshkruar mes Iranit dhe pesë anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB, plus Gjermaninë dhe BE, parashikonte mbikqyrjen e programit bërthamor të  Teheranit në këmbim të heqjes së sanksioneve. Por adminsitrata e presidentit Donald Trump u tërhoq nga akordi në 2018, duke pretenduar se Irani nuk po plotësonte kushtet, dhe sanksionet e rënda u rivendosën.

Dje Departamenti amerikan i Shtetit hoqi disa prej sanksioneve duke lejuar angazhimin e kompanive të huaja në projekte civile në impjantin bërthamor  Bushehr në Iran.

Heqja e sanksioneve ka si qëllim “të ndihmojë në rikthimin e ndërsjelltë të zbatimit të marrëveshjes bërthamore ndërkombëtare dhe të parashtrojë kuadrin e zbatimit të detyrimeve nga Irani”, thuhej në një deklaratë të Departamentit të Shtetit.

“Nëse palët janë gati të heqin sanksionet, terreni për arritjen e marrëveshjes është gati,” ka thënë më herët presidenti iranian Ebrahim Raisi.

Diskutimet për ringjalljen e marrëveshjes janë aktualisht duke u zhvilluar në Vienë, mes negocjatorëve nga Britania, Kina, Franca, Gjermania e Rusia.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

DAP ka konstatuar parregullsi në një objekt hotelerik në Shkup

Story i radhës

Test: Zgjidhni një imazh dhe zbuloni se çfarë ju pret në të ardhmen e afërt

Të fundit nga