dap gjobit burgun e shutkesselami ligji per te gjithe vlen njesoj video 62769c452b25a

DAP gjobit Burgun e Shutkës,Selami: Ligji për të gjithë vlen njësoj! (VIDEO)

May 7, 2022
1 minut lexim
20220507 181719

Dënime për drejtorin e burgut të Shutkës Filip Andonov dhe të vetë institucionit ka shqiptuar Drejtoria për të Ardhura Publike, pas publikimit të Klan Maqedoni se në burg shiten produkte ushqimore me çmime të larta pa u dhënë kupona fiskal. Inspektorë qysh dje kanë hyrë në burg dhe kanë konstatuar shkelje, thotë zëvëndës drejtori i Drejtorisë për të Ardhura Publike Abdul-Selam Selami.

ABDUL-SELAM SELAMI ZËVËNDËS DREJROT I DAP-it

“Gjoba do të jetë për përgjegjësin e institucionit do të thotë për drejtorin edhe për burgun e Shutkës. Lartësia e gjobës varet prej subjektit, varet nga qarkullimi vjetor i parave. Këto analiza do të bëhën të hënën dhe në bazë të qarkullimit do të bëhet vlera e gjobës, edhe për burgun e Shutkës edhe për drejtorin.

Në kantinën e burgut për smoki, të burgosurit paguajnë 60 denarë. Për shkopinj të kripur në dyqanin më të shtrenjtë paguhet 25 deri më 30 denarë, e në burg, 50 denarë. Çmimi për paketimin më të madh të majonezit në dyqan është 80 denarë, e në kantinën e burgut, 150 denarë. Lëngu i portokallit, në dyqan shitet për 84 denarë, e në burg, 100 denarë. https://youtu.be/16zNjsYoQyE

Web Banner

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

video akuza per tre mjeke gjinekologe demtuan shendetin e nje shtatezene 62768855a8f1a
Story i mëparshëm

(VIDEO) Akuza për tre mjekë gjinekologë, dëmtuan shëndetin e një shtatëzëne

tre mjek nga struga akuzohen per veper te rende ndaj shendetit 6276a34fc5fa5
Story i radhës

Tre mjek nga Struga akuzohen për vepër të rëndë ndaj shëndetit

Të fundit nga

PSG nuk fal as në javën e fundit

Është luajtur sot java e 34-të dhe e fundit për sezonin 2024-2025 në Ligue 1, ku janë përcaktuar tashmë të gjitha verdiktet. PSG nuk fal as në javën e fundit, ku ekipi
ShkoLartë