DAP: Dorëzoni fletëparaqitjet 04 të TVSH-së në kohë, shmangi stresin dhe shpenzimet shtesë

November 19, 2024
1 minut lexim

Shkup, 19 nëntor – Drejtoria e të Ardhurave Publike u bën thirrje të gjithë tatimpaguesve që të dorëzojnë dokumentet e nevojshme tek kontabilistët e tyre dhe të dorëzojnë me kohë fletëparaqitjet 04 të TVSH-së për periudhën e kaluar tatimore. Afati i fundit për dorëzimin fletëparaqitjeve 04 të TVSH-së është data 25 nëntor 2024 (e hënë).

“Deri më tani janë dorëzuar vetëm 615  fletëparaqitje 04 të TVSH-së nga 7399 që janë parashikuar, që përfaqëson vetëm 8,31 për qind të numrit total të tatimpaguesve. Kjo tregon se një numër i konsiderueshëm i tatimpaguesve ende nuk e kanë përmbushur detyrimin ligjor”, informojnë nga DAP.

Drejtoria e të Ardhurave Publike apelon tek të gjithë tatimpaguesit që t’i përmbushin në kohë detyrimet e tyre ligjore, për të shmangur gjobat dhe shpenzimet shtesë financiare.

Dorëzimi në kohë i fletëparaqitjeve 04-të të TVSH-së, thonë, është jashtëzakonisht i rëndësishëm për harmonizimi

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

18 persona të arrestuar në Tiranë e Shkodër: Këmbënin kriptovaluta në mënyrë të paligjshme

Story i radhës

Varheji thirri që të ndryshohet kushtetuta – Mickoski: Nuk e di nëse do t’ia dalim, por do të lu’ftojmë

Të fundit nga

ShkoLartë