Kasper Hjulmand e di fort mirë se një rezultat pozitiv me Francën do të ndihmonte skuadrën e tij për të parë me optimizëm çështjen e kualifikimit të Danimarkës në turin pasardhës të Botërorit. Në konferencë për shtyp, ai deklaroi se:
“Mendoj se në ndeshjen e parë luajtëm me shumë nervozizëm dhe nuk patëm shpejtësinë që na karakterizon. Jemi përballur në Ligën e Kombeve.
Franca ka më shumë cilësi dhe do të duhet të jemi më efikasë në të gjitha aspektet. E pashë ndeshjen e tyre me Australinë, por mendoj se Deshamp do të ndryshojë diçka ashtu si edhe ne.
Një rezultat pozitiv do të na ndihmonte shumë, ndaj duhet të jemi gati”. Sot në 17:00 priten ndryshime, të cilat tekniku danez nuk dëshiron t’i zbulojë për të pasur një efekt “surprizë” kundër Francës. Hjulmand nuk përmend emra, por ka një këshillë për lojtarët e tij kur thotë:
“Na vjen keq për paraqitjen ndaj Tunizisë. Gabuam shumë, veçanërisht në pjesën e parë. Patëm një fillim të ngadaltë dhe pak qartësi nëmanovrim. Ndaj Francës këto gabime nuk duhet të përsëriten.
Ai barazim bën që situata të ndërlikohet, por sigurisht që nuk ka mbaruar. Jemi në fillim të turneut dhe padyshim synojmë të mbyllim fazën e grupeve me një rezultat të mirë”.