Daniele De Rossi mund të emërohet trajner

min lexim

Legjenda e futbollit italian, Daniele De Rossin, raportohet se mund të marrë drejtimin e skuadrës së Salernitanas.

Ndeshja e radhës e Salernitanas në Serie A, kundër Hellas Veronas, mund të jetë vendimtare për të ardhmen e trajnerit, Davide Nicola.

Nicola u emërua trajner te Salerintana në shkurt të këtij viti dhe e udhëhoqi skuadrën drejt mbijetesës në Serie A.

Megjithatë, gjërat nuk po shkojnë mirë për të këtë sezon. “Granata” ka grumbulluar vetëm shtatë pikë nga tetë xhirot e para, me bilanc prej një fitoreje, katër barazimeve dhe tri humbjeve.

Sipas “Calciomercato”, pozita e Nicolas tani është në rrezik dhe ndeshja e radhës kundër Hellas Verona mund të jetë vendimtare. Një disfatë e radhës mund ta shënojë fundin e kohës së tij në klub.

Nëse ai largohet, Salernitana po përgatit një listë të zëvendësuesve të mundshëm, ku përfshihet edhe ish-mesfushori i Romës, De Rossi.

39-vjeçari, në një intervistë të dhënë muajin e kaluar, kishte folur për mundësinë që të marrë rolin e trajnerit te një skuadër.

“Është një periudhë pritjeje, është gjithçka shumë e re. Mund të ketë qenë në qershor, mund të ketë qenë disa javë më parë, ndoshta do të jetë së shpejti”, kishte thënë ai.

Daniele De Rossi nuk e ka ushtruar ende detyrën e trajnerin te ndonjë skuadër.

Nga marsi i vitit 2021 deri në gusht, ai ishte pjesë e stafit të trajnerëve te Kombëtarja e Italisë, me kryetrajner Roberto Mancinin.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

“Miku im bëri seks me nënën time, dëgjova rënkime dhe zhurma nga dhoma e fjetjes dhe..”

Story i radhës

Parashikimi i motit, fundjava me vranësira

Të fundit nga