Dani Olmo mund të quhet futbollisti më i ri i gjigantit anglez Manchester City.
Mesfushori spanjoll ka një klauzolë largimi nga RB Leipzig prej vetëm 60 milionë euro dhe afati i saj është deri më 15 korrik.
Kësisoj skuadra kampioni e Anglisë ka pranuar të paguaj këtë klauzolë dhe zyrtarizimi është çështje orësh.
Ka qenë gazetari italian Gianluca Di Marzio që ka njoftuar se City ka siguruar shërbimet e futbollistit spanjoll.
“Në orët në vijim priten ngjarje të rëndësishme që lidhen me të ardhmen e tij. Interesimi më konkret për ish-lojtarin e Dinamo Zagrebit është Manchester City ka qenë për disa sezone që ndjek Olmon sepse Pep Guardiola është tifoz i tij i madh”.
“Kontrata e Olmos me Leipzig ka një klauzolë që përfundon së shpejti, më 15 korrik. Deri në atë afat mund të blihet për 60 milionë euro. Anglezët bënë presion për të mbyllur marrëveshjen në orët e ardhshme dhe kështu mundën konkurrentët më të mëdhenj të Olmos, që janë Chelsea dhe Barcelona”, ka shkruar Di Marzio.
Olmo ka shfaqur formë të shkëlqyer edhe në Kampionatin Evropian ‘Euro 2024’, ku deri më tani ka shënuar tre gola dhe ka asistuar në dy të tjerë.
Burimi: botasot.info