dallku jam i lumtur me keto tri pike dhe shpresoj te vazhdojme keshtu 625adc7578aae

Dallku: Jam i lumtur me këto tri pikë dhe shpresoj të vazhdojmë kështu

April 16, 2022
1 minut lexim

Trajneri i Dukagjinit, Armend Dallku, ka folur pas ndeshjes me Drenicën, nga ku doli si fitues me tri pikë të plota.

Ndeshja e zhvilluar në ‘Bajram Aliu’ u fitua nga Dukagjini me rezultat 1-0, me golin e vetëm të shënuar nga Arbnër Shala.

‘Timonieri’ i Dukagjinit, Dallku, u shfaq i kënaqur me paraqitjen e ekipit dhe tri pikët e plota.

“Dua t’i përgëzoj lojtarët për angazhimin në këtë ndeshje. E kemi motivuar ekipin shumë dhe kemi pasur raste të shumta shënimi. Në pjesën e parë nuk e kemi lejuar kundërshtarin të na rrezikojë”.

“Jam i lumtur me këto tri pikë dhe shpresoj të vazhdojmë kështu edhe në takimet e radhës”.

“Të rëndësishme janë pikët pasi kemi shumë ndeshje që kemi bërë lojë të mirë, por nuk kemi arritur të vijmë te pikët”, ka thënë Dallku.

Dukagjini mbetet i teti me 33 pikë, dy më pak se Drenica që është në vendin e  shtatë.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

video mickoski kerkon nderhyrje nderkombetare po kercenohen mesimdhenesit 625ad8b43264f
Story i mëparshëm

(VIDEO) Mickoski kërkon ndërhyrje ndërkombëtare: Po kërcënohen mësimdhënësit!

sikur ta dinit me pare nje truk i thjeshte mund ta zhduke si me magji lodhjen e dites 625adcb00fcaa
Story i radhës

Sikur ta dinit më parë, një truk i thjeshtë mund ta zhdukë si me magji lodhjen e ditës

Të fundit nga

Abdixhiku konfirmon rikthimin e Blerim Kuqit në LDK

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka konfirmuar rikthimin e ish-kryetarit të Suharekës dhe ish-ministrit nga radhët e AAK-së, Blerim Kuqit në Lidhjen Demokratike të Kosovës. Abdixhiku përmes një postimi në Facebook, ka
ShkoLartë