Dallas Cowboys prin sërish

min lexim

“Forbes” ka publikuar listën e re për vitin 2022 me 50 klubet sportive që vlerësohen si më të shtrenjtat në botë.

50 klubet më të vlefshme në botë kanë një vlerë të përbashkët prej 222.7 miliardë dollarësh, 30% më shumë se një vit më parë, rritja më e madhe në pesë vjet.

NFL vazhdon dominimin me 30 nga 32 klubet e saj që ndodhen në top 50, duke përbërë 60% të listës.

Sipas “Forbes”, arsyeja kryesore për suksesin e NFL-së është marrëveshja më e pasur e mediave në sport, me vlerë 112 miliardë dollarësh, e vlefshme deri në vitin 2032.

Klubi më i vlefshëm në botë është Dallas Cowboys nga NFL, i cili ka një vlerë prej 8 miliardë dollarësh dhe ka mbajtur vendin e parë që nga viti 2016. Në pesëshen e parë renditen: New England Patriots (6.4 miliardë dollarë), Los Angeles Rams (6.2 miliardë dollarë) dhe New York Yankees e New York Giants, të dy me vlerë prej 6 miliardë dollarësh.

Në top dhjetëshe janë edhe: New York Knicks (6.8 miliardë dollarë), Chicago Bear (6.8 miliardë dollarë), Golden State Warrior (5.8 miliardë dollarë), Washington Commanders (5.6 miliardë dollarë) dhe Los Angeles Lakers (5.5 miliardë dollarë).

Real Madridi, si klubi më i vlefshëm në futboll, në listën ku përfshihen të gjitha klubet sportive ka zënë pozitën e 13-të me vlerë prej 5.1 miliardë dollarësh.

Barcelona renditet e 15-ta me vlerë prej 5 miliardë dollarësh, teksa klubet tjera të futbollit që ndodhen në këtë listë janë: Manchester United (4.6 miliardë dollarë), Liverpool (4.45 miliardë dollarë), Bayern Munich (4.28 miliardë dollarë), Manchester City (4.25 miliardë dollarë), Paris Saint-Germain (3.2 miliardë dollarë) dhe Chelsea (3.1 miliardë dollarë).

Listën e plotë mund ta gjeni në linkun e publikuar nga faqja zyrtare e “Forbes”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ueb-faqja u hakua nga grupi grek, MASH: S’ka nevojë për shqetësim, nuk janë marrë të dhënat e qytetarëve

Story i radhës

Disa fakte kurioze rreth heshtjes…

Të fundit nga