DALL-E po vjen në Bing Chat

Microsoft njoftoi se së shpejti do të shtojë qasjen në gjeneruesin e imazheve më të fundit të OpenAI, DALL-E 3.

Versioni i ri, i cili do të mbërrijë për përdoruesit enterprise të ChatGPT në Tetor, ju jep mundësinë përdoruesve të shkruajnë disa fjali për të krijuar një foto. Microsoft nuk specifikoi se kur do të vijë DALL-E 3 në Bing Chat.

Kompania gjithashtu shtoi funksionalitete blerjeje për Bing. Përdoruesit mund ti bëjnë robotit pyetje specifike për mënyrën sesi një produkt do të përdoret apo pyetje të tjera të personalizuara në mënyrë që të blejnë produktin e dëshiruar.

Përmes Bing përdoruesit do të mund të gjejnë edhe kuponë me zbritje. Bing ishte një prej produkteve të para të Microsoft që përfitoi nga bashkëpunimi i Microsoft me OpenAI ndërsa kompania shpreson të forcojë platformën e saj më tutje. /PCWorld Albanian

BURIMI: PCWORLD.AL


Notice: Trying to get property 'ID' of non-object in /home/runcloud/webapps/gazetamk/wp-content/themes/fox/inc/single.php on line 744

Notice: Trying to get property 'user_nicename' of non-object in /home/runcloud/webapps/gazetamk/wp-content/themes/fox/inc/single.php on line 744
Story i mëparshëm

MIT neutralizon një terrorist të rangut të lartë të PKK në Irak

Story i radhës

Biden: Tanket e para “Abrams” do t’i dorëzohen Ukrainës javën e ardhshme

Të fundit nga