Në mediat sociale po qarkullojnë pamjet, që duket se tregojnë një ushtar të plagosur rus duke u ekzekutuar nga afër nga forcat ukrainase – një krim i mundshëm lufte, raporton Sky News, përcjell Bota sot.
Trupat e katër ushtarëve, të gjithë të veshur me uniforma të veshura nga ushtria ruse, mund të shihen në video.
Të paktën njëri prej këtyre ushtarëve i ka duart e lidhura pas shpine, gjë që tregon se mund të jenë zënë rob përpara se të vriteshin.
Një tytë armësh në anën e djathtë qëllon drejt një ushtari të plagosur që derdh një pellg gjaku
Një nga ushtarët shihet duke lëvizur në video, para se të shkrehen tre të shtëna në drejtim të tyre. Ata nuk lëvizin më pas kësaj.
Sky News e ka verifikuar këtë pamje dhe e ka gjetur atë në një rrugë në perëndim të Kievit, rreth pesë milje nga qyteti i Bucha, ku forcat ruse akuzohen për kryerjen e mizorive kundër civilëve.
Pamjet e tjera të publikuara nga mediat ukrainase sugjerojnë se incidenti lidhet me një pritë të forcave ajrore ruse pak para 30 marsit.
Ky ushtar ka flamurin e Ukrainës në kapelën dhe krahun e tij (në foto)
Ministri i Jashtëm i Ukrainës, tha në një konferencë shtypi të NATO-s në lidhje me videon: “Ushtria ukrainase respekton rregullat e luftës. Mund të ketë incidente të izoluara të shkeljeve të këtyre rregullave dhe ato patjetër do të hetohen.”/Botasot