Dalin pamjet e arrestimit spektakolar nga RENEA, në pranga një person i shumë kërkuar pë vrasje

February 11, 2022
1 minut lexim

Një aksion spektakolar i strukturave të  DVP Lezhë, në bashkëpunim me Forcën Speciale RENEA kanë vënë në pranga një 39-vjeçari i shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Pas operacionit policor të koduar me emrin “Lalm i Ri” është bërë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit Edmond Përdoda, 39 vjeç, banues në Lalm, Lezhë, i dënuar më parë në shtetin grek, për veprën penale “Vrasja”, dhe në Shqipëri, për armëmbajtje pa leje dhe shkatërrim prone.

Gjatë kontrollit të banesës së tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov, municion luftarak dhe një sasi baruti.

Burime për Noa.al bënë me dije se ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Lezhë ka lëshuar urdhër ndalimi, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”, sepse dyshohet që në bashkëpunim me vëllanë e tij, shtetasin Aleksandër Përdoda (i arrestuar me parë), kanë vrarë me armë zjarri shtetasit  Kol Murrani dhe Preng Simoni

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Lapota, traditë kriminale serbe

Story i radhës

Haliti përgëzoj nxënësit e shkollës së Pozheranit për sukseset e larta të arritura në garat e Kimisë

Të fundit nga

E pazakontë – Xhoni në xhiro me majmun

Rap-artisti i njohur shqiptar, Don Xhoni, gjatë këtyre ditëve ndodhet në Dubai. Kjo për të xhiruar videoklipin e tij të ri, të cilin do ta sjellë së shpejti për fansat. Por, ai
ShkoLartë