dalin deshmi se ukraina e ka goditur anijen kryesore ruse pamjet e momentit te shperthimit te moskvas 625839a03fe2e

Dalin dëshmi se Ukraina e ka goditur anijen kryesore ruse, pamjet e momentit të shpërthimit të “Moskvas”

April 14, 2022
1 minut lexim

Një kryqëzor raketor rus në Detin e Zi është goditur nga raketat ukrainase.

Anija kryesore e flotës ruse të Detit të Zi, kryqëzori Moskva, po lundronte 25 milje detare nga Snake Island, në jug të Odesa-s, kur ndodhi sulmi.

“Si rezultat i një zjarri në kryqëzorin e raketave Moskva, shpërthyen municione. Anija u dëmtua rëndë”, njoftoi Ministria ruse e Mbrojtjes në një deklaratë. Sipas Ministrisë ruse, ekuipazhi u evakuua plotësisht.

Tashmë janë publikuar edhe pamjet e shpërthimit të kryqëzorit me kapacitet 12,500 tonë dhe ekuipazh prej rreth 500 personash.

Videoja e sulmit e kryqëzorit rus pasi u godit nga raketa ukrainase, u publikua nga themeluesi i Regjimentit Azov, Andriy Biletsky, në Twitter.

Maksym Marchenko, guvernator ukrainas në Odesa, që gjendet në Detin e Zi, tha se anija ruse u godit me dy raketa ukrainase Neptun, raketa që përdoren për të sulmuar anijet.

“Raketat Neptun në Detin e Zi kanë shkaktuar dëme serioze” ndaj anijes ruse, ka thënë  ai në një postim në Telegram./Botasot

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

orinda dhe turjani nuk po e zgjidhin dot kujt i ngjan me shume vajza e tyre 6258399c5263d
Story i mëparshëm

Orinda dhe Turjani nuk po e zgjidhin dot, kujt i ngjan më shumë vajza e tyre?

google lancon nje aplikacion per transferimin e te dhenave nga iphone ne android 625839d539da4
Story i radhës

Google lançon një aplikacion për transferimin e të dhënave nga iPhone në Android

Të fundit nga

ShkoLartë