Broja, Bajrami, Hoxha, Gjimshiti, Mitaj. Po, të gjithë këto emra kanë shkëlqyer me Shqipërinë, por është edhe një emër tjetër i cili meriton t’i jepet mundësia.
Ai është Mirlind Daku, i cili statistikisht është një ndër lojtarët më të mirë në kampionatin rus. Deri tani, legjionari kuqezi ka shënuar 5 herë për ekipin e tij, Rubin. Ka edhe dy asiste gjithashtu.
26-vjeçari deri tani ia kalojë vetëm 3 lojtarë, Aleksej Batrakov me 5 gola e 5 asistë, Glushenkov me 7 gola e 1 asist dhe Vendel me 1 gol e 7 asistë.
Daku është më i miri i ekipit të tij. Sezonin e kaluar, ai kontribuoi për 14 gola, me 10 gola dhe 4 asiste.
Burimi: botasot.info