“Saga “Fifty Shades”, e bazuar në romanet e EL James, la gjurmë të madhe në kinematografinë botërore.
Filmi i publikuar për herë të parë në vitin 2015, tregon historinë e marrëdhënies pasionante mes një vajze të virgjër të sapo diplomuar dhe një manjati të ri.
Dashuria, drama dhe erotizmi janë në qendër të historisë.
Tani, katër vjet nga publikimi i fundit i serialit, Dakota Johnson, e cila luan si Anastasia Steele, ka treguar se sa të ndërlikuara ishin xhirimet e filmit.
Protagonistja kryesore e këtyre serive ka ndarë së fundmi eksperiencën në një intervistë për Vanity Fair.
“Isha e re. Isha 23 vjeçe. Kështu që ishte e frikshme”, tha ajo. “U bë diçka e çmendur. Kishte mosmarrëveshje të ndryshme”.
“Unë nuk kam qenë në gjendje të flas për këtë me vërtetësi kurrë, sepse ju dëshironi të promovoni një film në mënyrën e duhur, dhe unë jam krenare për atë që kemi bërë në fund të fundit dhe gjithçka rezulton ashtu siç është menduar, por ishte e ndërlikuar”.
Sipas Johnson, EL James ishte një nga problemet kryesore gjatë xhirimeve.
“Ajo kishte shumë kontroll, gjatë gjithë ditës, çdo ditë, dhe ajo thjesht kërkonte që disa gjëra të ndodhin”, tha Johnson.
“Kishte pjesë të librave që thjesht nuk do të funksiononin në një film, si monologu i brendshëm, i cili ndonjëherë ishte tepër i lezetshëm. Nuk do të funksiononte të thuash me zë të lartë. Ishte gjithmonë një betejë”.
“Ne do të bënim pamjet e filmit që Erika donte të bënte dhe më pas do të bënim pamjet e filmit që donim të bënim”.
Pavarësisht ambientit kaotik, Johnson thotë se nuk është penduar.
“Jo. Nuk mendoj se është një çështje për keqardhjeje”, tha aktorja.
“Nëse do ta kisha ditur në atë kohë se si do të ishte, nuk mendoj se dikush do ta kishte bërë. Do të kishte qenë si “Oh, kjo është psikotike”. Por jo, nuk jam penduar”