Ballkani ka fituar derbin e xhiros së 23-të në BKT Superligën e futbollit në Kosovë.
Skuadra suharekase ka triumfuar ndaj Llapit me rezultat minimal 1-0, për të vazhduar kryesimin në tabelën e Superligës,
Pas ndeshjes për ART Sport, ka folur trajneri Ilir Daja, i cili tha: “Kemi fituar një ndeshje ndaj një ekipi të fortë siç është Llapi, e denim që do të kishim pak shanca ndaj Llapit. Menduam që shfrytëzuam momentet e duhura dhe një nga to e shfrytëzoi Krasniqi. Negative ishte mungesë e Thaqit, dhe lëndimi i Kuç.
“Më vjen mirë që ndeshja ime e 400 paska shkuar me fitore, por kemi dëshirë të vazhdojmë prapë me fitore. Shpresoj të kem edhe shumë ndeshje të tjera, që të jem afër një sporti magjik siç është futbolli”.