Ballkani i Therandës e ka të njohur për rrethin e parë të kualifikuese në Champions, tani vetëm i mbetet të përgatitet sa më mirë.
Kampioni i Kosovës përballet me skuadrën e futbollit Zhalgiris nga Lituania.
Kryetrajneri i Ballkanit, Ilir Daja, tha se duhet respektuar
“Ne jemi përgatitur që përpara hedhjes së shortit se çdo kundërshtarë që do të na caktonte shorti ishte i fortë sepse ata ishin në vazon e favoriteve, jo vetëm nga cilësia por edhe eksperienca në pjesëmarrjen në kompeticionet europiane.
Një nga këto është edhe Zhalgiris 9 herë fitues i kampionatit dhe 13 herë fitues i Kupës në Lituani.
Duke e respektuar kundërshtarin ne do të bëjmë përpjekjet maksimale që të marrim më të mirën e mundshme nga ndeshja e parë qe zhvillohet në Kosovë”, tha Daja për faqen e klubit të Ballkanit.