Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, shquhet për stilin e saj tëveçantë në çdo paraqitje.
Ajo është e ndjekur nga mbi 1.8 milion njerëz në rrjetin social Instagram, të cilët i mban vazhdimisht të azhurnuar me më të rejat rreth saj.
Së fundmi, këngëtarja e shumë hiteve publikoi në llogarinë e saj zyrtare Instagram disa fotografi të reja, ku dukej mjaft tërheqëse.
Ajo kishte veshur një palë pantallona të gjata me një bluzë të shkurtër të zezë dhe jelek të të njëjtës ngjyrë.
Fokusi u vu mbi qaforen e saj të veçantë, e cila formonte simbolin e një kryq, me trupin e një engjëlli dhe dy krahët e tij të hapur anash.
Flokët e ndara në dy anë të ndryshme, i dhanë këngëtares Zeqiri një pamje edhe më tërheqëse, me shumë prej fansave që e krahasuan dukjen e saj me atë të personazhit të famshëm për fëmijë, “Pipi Çorapëgjata”.
Dafina përndryshe edhe këtë verë shquhet si një prej këngëtareve më aktive me këngë të shumtë dhe pjesëmarrje masive nëpër mbrëmje muzikore e koncerte.