dacic kurti i shmanget cdo marreveshje qe ska njohje 63a974199ba81

Daçiç: Kurti i shmanget çdo marrëveshje që s’ka njohje

December 26, 2022
1 minut lexim

Janë dy gjëra të cilave Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i shmanget, pretendon ministri serb i jashtëm Ivica Daçiç. “Njëra është formimi i Asociacionit dhe e dyta të mënjanojë çfarëdo marrëveshje që s’ka njohje të Kosovës”, i tha ai televizioni serb “Happy”.

“Qëllimi i çdo gjëje që bën ai është njohja e Kosovës”, tha Daçiç, duke vazhduar të shtojë pretendimin e kahershëm të tij se “për sa kohë Kurti është në pushtet s’do të ketë paqe”.

“Sot, të gjithë kanë harruar, edhe komuniteti ndërkombëtar, se si e tëra ka nisur. Njëherë s’u lejua referendumim, pastaj zgjedhjes, tabelat, taksa. Vazhdimisht krijimi i incidenteve të reja për të parandaluar shkuarjen para, dhe mirremi me zjarre të vjetra”, ka thënë ai.

Daçiç beson se sa i përket njohjeve të reja Kosova nuk ka “asnjë strategji” dhe se, sipa stij, edhe Kosova e kupton këtë.

“Njohja e fundit ishte nga Izraeli. Izraeli nuk ka pasur pse ta bëjë këtë, por pa vetëm interesin e saj. Si një indikator që politika e pranueshmërisë së ndërsjellë e pavarësisë së  tyre në botë është e pasuksesshme”, tha ai.

Daçiç pretendon gjithashtu se gjer më sot rreth 27 shtete e kanë tërhequr njohjen e Kosovës, derisa edhe deklaron se ka shtuar angazhimet e tij në fushatën për çnjohje edhe të mëtejme.

MARKETING

RENT A CAR

si ne burgje olta gixhari sfidon produksionin me sillni burrin ketu po vdes per nje 63a9727a692b6
Story i mëparshëm

“Si në burgje”/ Olta Gixhari ‘sfidon’ produksionin: Më sillni burrin këtu, po vdes për një…

meta mbyll skandalin cambridge analytica me nje gjobe 725 milione dollareshe 63a9750b2fe23
Story i radhës

Meta mbyll skandalin Cambridge Analytica me një gjobë 725 milionë dollarëshe

Të fundit nga

Shpendi shpërthen në lot pas eliminimit

Cesena i ka thënë lamtumirë Serisë A. Klubi italian ka humbur mundësinë për t’u ngjitur në elitë. Bardhezinjtë janë mposhtur sot nga Katanxaroja me rezultatin minimal 0:1. Por kjo ndeshje “play off”-i
ShkoLartë