Një grabitje banese me armë zjarri ndodhi gjatë natës në fshatin Dom të Klosit.
Sipas policisë 5 persona të maskuar dhe të armatosur pasi kanë dhunuar dhe terrorizuar nënë e bir në një banesë dhe më pasi i kanë grabitur 8 mijë eurosh dhe 1 milion lekë, si dhe sende me vlerë.
Ndërkohë, një i afërm i familjes së grabitur është shprehur se djalin e familjes e kanë rrahur shumë dhe më pas i kanë vjedhur.
“Çunin e familjes e kanë rrahur tmerrësisht, e kanë lidhur dhe më pas i kanë vjedhur. Si lagje nuk na ka ndodhur ndonjëherë kjo gjë. Se dimë se ça po hyn e ça po del. Kush bën kështu veprimesh, duhet pushkatuar. Po është hequr pushkatimi. Ishte nëna me fëmijën vetëm në shtëpi.”
Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë marrë në pyetje familjarët për të dhënë më shume detaje rreth grabitjes.