Shkup, 24 Nëntor – Shtetësia e oligarkut kontraverz ukrainas, Oleksander Onishçenko ishte rasti që i luhati themelet e Agjensisë për Siguri Kombëtare, si ndodhi që të paiset me shtetësi, ishte lëshim apo diçka e qëllimshme, për këtë dhe shumë tema tjera sonte në “Rruga drejt”, në Alsat M, me gazetarin Adrian Kerimi, i ftuar ishte ish drejtori i Agjensisë së intelegjencës dhe ish minister i Brendshëm gjatë Qeverisë së kaluar teknike.
I pyetur për rastin e Onishçenkos, ish drejtori i Agjensisë për Siguri Kombëtare, Çulev tha se me ligjin e ASK-së nuk është paraparë që të konsultohen NATO partnerët.
“Në rastin konkret askund me ligjin e ASK-së nuk është përcaktuar se duhet të kërkohet mendim nga partnerë ndërkombëtar. Pra bëhet fjalë për kontroll të thjeshtë sigurie për pranim të shtetësisë dhe në këtë rast nuk duhet të kërkohet mendim nga partnerë ndërkombëtarë”, tha Naqe Çulev, ish drejtor i Ajgnesisë për Siguri Kombëtare dhe ish minister i Brendshëm.
Ai më tej pyeti drejtorin e ASK-së nëse për të gjithë, rreth 150 shtetësitë që janë dhënë paraprakisht për shtetas të huaj është kërkuar mendim nga NATO partnerët apo nëse për 80 mijë kontrolle sigurie që janë bërë është kërkuar mendim nga NATO partnerët.
Burimi: zhurnal.mk