Ngjarjet e datës 25 nëntor

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci vizitojnë shkollën fillore “Faik Konica” në Prishtinë. (Ora 8:30)

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, mirëpret në Kosovë, ministren për Evropë dhe Punë të Jashtme e Republikës së Shqipërisë, Olta Xhaçka. (Objekti i MPJD-së, ora 9:15)

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit bënë prezantimin e Udhërrëfyesit të financimit të bazuar në performancë të Institucioneve Publike të Arsimit të Lartë. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 9:45)

QKRMT dhe Komisioni qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës çlirimtare të Kosovës mbajnë konferencën “Mobilizimi i komunitetit lokal për fuqizimin e të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë”. (Kino Armata, Prishtinë, ora 10:00)

Komisioni për Arsim shqyrton Projektligjin për antidoping. (Kuvendi i Kosovës, N303, ora 10:00)

Rrjeti i OJQ-ve AVONET dhe banorët e lagjes “Gëzim Sahiti” në Ferizaj, shprehin pakënaqësinë karshi neglizhencës së institucioneve shtetërore lidhur me kërkesat e banorëve të kësaj lagje. (Rruga “Gëzim Sahiti”, Ferizaj, ora 10:00)

Komuna e Malishevës mban ligjëratë me të rinjtë e qytetit lidhur me trashëgiminë kulturore. (Kuvendi Komunal në Malishevë, ora 11:00)

Në emër të “Mekanzimit Koordinues kundër Dhunës në Familje” Komuna e Gjakovës hap fushatën “16 ditë të aktivizimit kundër dhunës në bazë gjinore”. (Holli i Pallatit të Kulturës “Asim Vokshi”, ora 11:30).

Vihet gurthemeli e shtatores së heroit të Kuvendit të Kosovës në Prizren më 1945, deputetit dhe tribunit të kombit, Ramiz Cernica. (Para objektit të Komunës, Gjilan, ora 12:00)

Mbahet ekspozita personale “Në garë me botën gri”. (Teatri Kombëtar i Kosovës, ora 12:00)

Nën patronatin e Komunës së Fushë Kosovës dhe Shoqatave të dalaa nga lufta të kësaj komune, zbulohet shtatorja e heroit të Kosovës, Hysen Zogjani. (Fushë Kosovë, ora 12:00)

Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës shënon 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë dhe ditëlindjen e heroit legjendar, Adem Jashari. (Lokalet e LSHK-së rr. “Jashar Salihu”, Kulla e Zotnisë, ora 12:00)

Nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, do të vihet gurthemeli i shtatores së deputetit të popullit shqiptar, tribunit të kombit, Ramiz Cernica. (Para objektit të Zyrës së Kryetarit, ora 12:00)

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban konferencë për media. (Selia qendrore e AAK-së, ora 13:00)

Mbahet mbledhja e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, ku pritet të raportojë ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla. (Kuvendi i Kosovës, N506, ora 14:00)

Përurohet libri “Dora e Shpresës” e autores Lule Telaku. (Salla e Kuvendit Komunal Malishevë, ora 15:00)

Artpolis nis me fushatën “16 Ditët e Aktivizmit” me prezantimin e “Çikave të Sjellshme”. (SHFMU “Iliria” në Prishtinë, ora 15:00).

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu bënë hapjen e ceremonisë së fushatës globale “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”. (Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani”, në Prishtinë, ora 18:00)

Hapet ekspozita “Sanxhaku, histori e dhembjes kombëtare”. (Galeria e arteve, Pejë, ora 18:00) 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Çulev: Shtetësia e Onishçenkos nuk ka kaluar në sektorin e NATO

Story i radhës

Tifozi nga Katari bën shqiponjën në ndeshjen Brazil – Serbi

Të fundit nga