cubarsi arrin nje rekord te madh te barcelona 694296568df7f

Cubarsi arrin një rekord të madh te Barcelona

December 17, 2025
1 minut lexim

Qendërmbrojtësi i Barcelonës, Pau Cubarsi, ka luajtur tashmë 100 ndeshje zyrtare për ekipin e parë.

Ndeshja e tij e 100-të u zhvillua në raundin e 1/16-tës të Kupës së Spanjës kundër Guadalajarës, të cilën Barcelona e fitoi me rezultat 2-0.

Me 18 vjet, 10 muaj dhe 24 ditë, Cubarsi u bë lojtari i dytë më i ri në histori që arriti 100 paraqitje për Barçën.

Ky rekord mbresëlënës tejkalohet vetëm nga karriera mahnitëse e Lamine Yamal, i cili e arriti atë shifër në moshën 17 vjeç, 9 muaj dhe 17 ditë.

Cubarsi ka luajtur 67 ndeshje në La Liga, 22 në Ligën e Kampionëve, 9 në Kupën e Spanjës dhe 2 në Superkupën e Spanjës.

18-vjeçari spanjoll debutoi me ekipin e parë në janar të 2024 në një ndeshje të finales së 1/32-ave të Kupës së Spanjës.

Në 100 ndeshje me fanellën e Barcelonës, ai ka shënuar 1 gol dhe ka bërë 5 asistime.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

te lutem mos me gjuaj u arrestua ne serbi si klejvis metalla dhunoi partneren shtatzene derisa i vrau foshnjen 694295f57ef6c
Lajmi i mëparshëm

“Të lutem mos më gjuaj”/ U arrestua në Serbi, si Klejvis Metalla dhunoi partneren shtatzënë derisa i vrau foshnjën

berisha serish ne kushtetuese nis shqyrtimi i provave shkresore 694297042612b
Lajmi i radhës

Berisha sërish në Kushtetuese, nis shqyrtimi i provave shkresore

Të fundit nga

Shkëmbi bie mbi njerëz në Turqi

Dy persona kanë humbur jetën dhe një tjetër është plagosur pas rënies së një shkëmbi në rajonin Kapadokia në Turqi. Sipas autoriteteve vendore, aksidenti ndodhi pas reshjeve të dendura të shiut që

Putini: Elon Musk është gjeni

Elon Musk është “gjeni i vërtetë”, ka thënë presidenti rus Vladimir Putin të mërkurën teksa ka shpalosur se të dy janë në kontakt “të afërt” për teknologjinë e satelitëve. Deklarimi u bë
ShkoLartë