Ç’të bëni në mëngjes që lëkura juaj të duket e shëndetshme dhe e bukur gjatë gjithë ditës

February 12, 2022
min lexim

Kujdesi për fytyrën është shumë i rëndësishëm. Kush nuk dëshiron të ketë një lëkurë të shëndetshme, të bukur dhe pa rrudha? Për këtë gjë është e rëndësishme që në mëngjes të keni një rutinë të përditshme, që i kushtohet përkujdesit të fytyrës. Rutina e mëngjesit duhet të përfshijë disa hapa, si më poshtë.

1. Përdorni një vaj pastrues

Pastroni fytyrën nga papastërtitë që mund të jenë krijuar gjatë natës me një vaj pastrues. Ai e përgatit fytyrën për produktet e tjera që do të vendosni. Përhapeni në duar dhe më pas me lëvizje rrethore lyeni fytyrën. Më pas shpëlajeni me ujë të ngrohtë.

2. Pastrues me përmbajtje uji

Lani fytyrën me një larës me përmbajtje uji, jo vaji. Ai do ta pastrojë thellë lëkurën duke hequr yndyrën dhe papastëritë e mbetura. Zgjidhni një larës me pH të ulët që nuk ju irriton lëkurën.

3. Mos harroni të përdorni tonikun

Përdorimi i tij shpesh anashkalohet dhe nuk i jepet rëndësi, por është shumë i rëndësishëm pasi rregullon pH e lëkurës dhe zbeh poret, si dhe hidraton dhe mbron lëkurën tuaj. Toniku nuk duhet të anashkalohet sidomos nga ata që e kanë fytyrën të yndyrshme, pasi parandalon prodhimin e yndyrës së tepërt nga lëkura.

4. Përdorni serumin

Serumi është zgjidhja për probleme të ndryshme të lëkurës. Zgjidheni serumin në varësi të problemit që ka lëkura juaj. Aplikojeni atë në fytyë dukë filluar nga hunda dhe lëreni lëkurën ta përthithë për 2-3 minuta.

5. Hidratoni fytyrën

Hapi i radhës është aplikimi i hidratuesit, të cilin duhet ta zgjidhni në varësi të llojit të lëkurës. Ai parandalon tharjen e lëkurës gjatë ditës. Mos harroni ta aplikoni edhe në qafë.

6. Gjithmonë përdorni kremin e diellit

Kremi i diellit nuk duhet anashkaluar as në ditët e ftohta të dimrit. Ai e mbron lëkurën nga rrezet e dëmshme të diellit, si dhe parandalon rrudhat dhe njollat kafe.

7. Përdorni krem për pjesën poshtë syve

Lëkura poshtë syve është shumë delikate dhe aty formohen rrudhat e para, pasi është shumë e hollë. Prandaj mos harroni të aplikoni kremin e syve.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Çfarë po bënte Agim Ademi pas këtyre burrave në vitet e 90-ta, gjysma nuk janë gjallë sot

Story i radhës

Arrestohet një person nga Çairi i Shkupit, kërkohej me fletarrest

Të fundit nga

ShkoLartë