Crystal Palace përmbys “Ujqërit”

min lexim

Crystal Palace arriti që të marrë një fitore me përmbysje në përballjen e javës së 12-të të Premier Legaue duke mundur 2:1 Wolves.

“Ujqërit” shënuan të parët  me anë të Traore, duke krijuar iluzionin e një suksesi, pasi fraksioni i parë nuk pati ndryshim rezultati, megjithatë në pjesën e dytë Eze arriti që të vendose ekuilibrin që në fillimin e fraksionit të dytë.

Crystal Palace e shtoi ndjeshëm presionin dhe në të 80-tën Eduard shërbeu saktë për Zaha, i cili arriti që të shënonte edhe golin e dytë për vendasit, duke vulosur rezultatin përfundimtar.

Tri pikë për Crystal Palace që shkon në vendin e 10-të me 13 pikë, ndërsa Wolves mbetet në në zonën e rrezikut, duke u pozicionuar në vendin e 17-të me vetëm 9 pikë.

Ndeshja tjetër mes Brightonit dhe Nottingham Forestit u mbyll pa gola. Në ndeshjen e 200-të në premier League Brighton nuk shkoi më shumë se një barazim ndaj skuadrës debutuese në Premier League këtë edicion.

Brightoni mbetet në pjesën e sipërme të klasifikimit, pasinë 10 ndeshjet që ka luajtur e sheh veten në kuotën e 15 pikëve në vendin e shtatë, ndërsa Nottingham Forest pozicionohet në vendin e parafundit të Premier League me vetëm 6 pikë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

“Monotonia”, dueti në ardhje nga 2Ton dhe Nego

Story i radhës

Pacienti kërkon ilaçin, sulmohet nga drejtori i spitalit në Shkup

Të fundit nga