crystal palace permbys ujqerit 634f1c2db51a5

Crystal Palace përmbys “Ujqërit”

October 18, 2022
1 minut lexim

Crystal Palace arriti që të marrë një fitore me përmbysje në përballjen e javës së 12-të të Premier Legaue duke mundur 2:1 Wolves.

“Ujqërit” shënuan të parët  me anë të Traore, duke krijuar iluzionin e një suksesi, pasi fraksioni i parë nuk pati ndryshim rezultati, megjithatë në pjesën e dytë Eze arriti që të vendose ekuilibrin që në fillimin e fraksionit të dytë.

Crystal Palace e shtoi ndjeshëm presionin dhe në të 80-tën Eduard shërbeu saktë për Zaha, i cili arriti që të shënonte edhe golin e dytë për vendasit, duke vulosur rezultatin përfundimtar.

Tri pikë për Crystal Palace që shkon në vendin e 10-të me 13 pikë, ndërsa Wolves mbetet në në zonën e rrezikut, duke u pozicionuar në vendin e 17-të me vetëm 9 pikë.

Ndeshja tjetër mes Brightonit dhe Nottingham Forestit u mbyll pa gola. Në ndeshjen e 200-të në premier League Brighton nuk shkoi më shumë se një barazim ndaj skuadrës debutuese në Premier League këtë edicion.

Brightoni mbetet në pjesën e sipërme të klasifikimit, pasinë 10 ndeshjet që ka luajtur e sheh veten në kuotën e 15 pikëve në vendin e shtatë, ndërsa Nottingham Forest pozicionohet në vendin e parafundit të Premier League me vetëm 6 pikë.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

monotonia dueti ne ardhje nga 2ton dhe nego 634f191f4d62c
Story i mëparshëm

“Monotonia”, dueti në ardhje nga 2Ton dhe Nego

pacienti kerkon ilacin sulmohet nga drejtori i spitalit ne shkup 634f1c30f3e59
Story i radhës

Pacienti kërkon ilaçin, sulmohet nga drejtori i spitalit në Shkup

Të fundit nga

Sa planetë mund ta mbështesin jetën?

Fantashkenca shpesh bazohet në idenë se ekzistojnë shumë vende në univers ku njerëzit ose jeta humanoide mund të jetonin komodë. Në Star Wars dhe Star Trek ka qindra planetë që gëlojnë nga jeta. Mund të

Lukaku planifikon largimin nga Napoli

Romelu Lukaku pranon se Napoli nuk do të jetë klubi i tij i fundit. Ndërkohë që belgu ka shkëlqyer këtë sezon nën drejtimin e trajnerit Antonio Conte, lojtari tashmë po shikon lëvizjen

​Kosova i bashkohet Procesit Pall Mall

Kosova i është bashkuar Procesit Pall Mall, duke u bërë shtet mbështetës i Kodit të Praktikave për Shtetet që punojnë për të siguruar që mjetet kibernetike të përdoren në përputhje me të
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë