Bursa e kriptomonedhave Crypto.com shkruante ditën e sotme konsumatorëve përmes një e-mail duke i njoftuar se të gjitha depozitat dhe tërheqjet në Tether dhe Circle janë ndërprerë në rrjetin Solana.
Ndërprerja hyri në fuqi menjëherë, por email-i nuk shpjegonte pse bursa vendosi ti bllokonte këto transferta.
Dy stablecoin, USDT dhe USDC ekzistojnë thuajse në çdo blockchain, the bllokimi i dytë aplikohet vetëm për përdoruesit të cilët po tentojnë të lëvizin njërin prej aseteve në Solana.
“Ju mund të tërhiqni USDC dhe USDT në çdo kohë duke përdorur rrjetet e mbështetura, përfshirë Cronos dhe Ethereum,” shkruhej në email-in e Crypto.com.
Crypto.com është një platformë kriptomonedhash nga Singapori ku përdoruesit mund të blejnë dhe shesin kriptomonedha. Firma gjithashtu ka një blockchain të saj quajtur Cronos mbi të cilën ekzistojnë 75 lloje të ndryshme kripto-aplikacionesh.
Njoftimi i platformës vjen ndërsa po kalojmë nëpër një prej javëve më kaotike në historinë e kriptomonedhave dhe arriti pikun pasi FTX ra dakord të shitej tek rivali Binance.
Ditën e Dielë CEO i Binance Changpeng Zhao tha se firma do të fillonte shitjen e monedhave FTT, monedhën e FTX, që kishte fituar si pjesë e largimit nga shitja e aksioneve në fTX.
Shitja e propozuar jo vetëm që fundosi FTT por edhe trembi klientët e FTX të cilët filluan të tërhiqnin fondet nga bursat. Ndërsa tërheqjes filluan të përshkallëzoheshin, CEO i FTX Sam Bankman-Fried njoftoi blerje e mundshme duke sugjeruar nga ana tjetër se firma nuk kishte rezervat 1:1 të aseteve të konsumatorëve.
Menjëherë pas lajmeve, firmat kripto filluan të distancohen nga bursa e cila tashmë është në telashe. Në mesin e tyre ishte Crypto.com duke thënë se ekspozimi i tyre ndaj FTX ishte thuajse inekzistent.
Sam Bankman-Fried ka lidhje të ngushta edhe me ekosistemin e Solana. Alameda Research, një kompani algoritmike e tregtimit themeluar nga Bank-Fried, mori pjesë në ngritjen e fondeve prej 314 milionë dollarë për Solana Labs.
FTX dhe Alameda gjithashtu lançuan Serum, një bursë popullor e decentralizuar nderuar mbi një blockchain të nivelit të parë.
Kështu pas tkurrjes së FTT, çmimi i SOL gjithashtu është goditur duke humbur 48% të vlerës në 24 orët e fundit.
Edhe në të kaluarën përballë luhatjes ekstreme të vlerës, Solana është “mbytur” dhe ka pasur raportime kur rrjeti ka ngelur në vend. Solend, një platformë e huadhënies nuk ka mundur të ekzekutojë asnjë veprim për shkak të kësaj mbingarkese.
Kjo lloj ngarkese mund të fillojë në orët e në vijim. Vlerësuesit në Solana, entitete të cilat verifikojnë transaksionet Solana si të vlefshme dhe shpërblehen me SOL, pritet të zhbllokojnë afro 1 miliardë dollarë monedha SOL. Nëse ato shiten në tregun e hapur mund të shtojë më tepër presion mbi SOL dhe si rezultat blockchainin e saj. /PCWorld Albanian