Studim/ Njerëzit tërheqës cilësohen egoist

Njerëzit që e shohin veten si tërheqës kanë më shumë gjasa të veprojnë me egoizëm, madje edhe në kurriz të të tjerëve, ka zbuluar një studim i ri.

Studiuesit kinezë anketuan më shumë se 1300 individë për të vlerësuar se sa të bukur mendonin se ishin si dhe nivelet e tyre të së drejtës dhe egoizmit.

Ata që e vlerësonin shumë pamjen e tyre, kishin më shumë gjasa të vepronin në interesin e tyre. “Hulumtimi ynë sugjeron që në vend që të tregojnë reciprocitet duke i trajtuar mirë të tjerët, njerëzit tërheqës priren t’i marrin ato trajtime si të mirëqena dhe të besojnë se ata kanë të drejtë për më shumë.

Shmangia e këtyre paragjykimeve mund të jetë një zgjidhje themelore për reduktimin e sjelljes me interesa personale midis individëve tërheqës”, thanë autorët e studimit. Njerëzit tërheqës shihen si më inteligjentë, më të sigurt dhe të besueshëm, në atë që është konsideruar si ‘privilegj i bukur’.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

EDITORIAL/ Shumë matematika për ndryshimet kushtetuese, llogaria nuk del assesi

Story i radhës

Crypto.com ndërpret transaksionet në Tether dhe Circle në rrjetin e Solana

Të fundit nga

Shtanget Juventus

Manchester United ka hyrë në bisedime me mesfushorin e Juventusit, Adrien Rabiot. Kontrata e lojtarit francez