cristiano ronaldo luajti ndeshjen e fundit ne nje kupe bote georgina ben dedikimin prekes 6394e9be4e41e

Cristiano Ronaldo luajti ndeshjen e fundit në një ‘Kupë Bote’, Georgina bën dedikimin prekës

December 10, 2022
1 minut lexim

Surprizat në “Kupën e Botës në Katar” nuk kanë fund. Portugalia u eleminua ditën e sotme duke mbyllur rrugëtimin në fazën çerekfinale, ku u mposht 1-0 përballë Marokut.

Çka e bën më dramatike situatën është fakti që një nga yjet më të mëdhenj në historinë e futbollit, Cristiano Ronaldo, luajti sot ndeshjen e tij të fundit në një Kupë Bote. 37-vjeçari më herët kishte njoftuar se do mbyllë karrierën e tij me kombëtaren portugeze (në kompeticionet botërore).

Pavarësisht kësaj, në dy ndeshjet e fundit ai e nisi nga stoli. Sot Ronaldo u aktivizua në minutën e 51, duke mos arritur të bënte diferencën në minutat që mbetën. CR7 u largua nga fusha me lot në sy dhe videot e fotot po bëjnë xhiron e rrjetit.

Në këtë moment të vështirë, sigurisht yllit të futbollit po i gjendet pranë më shumë se kushdo partnerja Gerogina Rodriguez. Ajo ka reaguar në një status në Instagram ku nuk e ka fshehur zhgënjimin ndaj vendimit të trajnerit Fernando Santos që e la në stol.

“Sot shoku dhe trajneri yt mori një vendim të gabuar. Ai shok për të cilin ke respekt dhe e admiron. I njëjti që të futi në lojë, e pa si ndryshoi gjithçka, por ishte shumë vonë. Nuk mund të nënvlerësosh lojtarin më të mirë, armën më të fortë.”- shkruan Gerorgina.

Më pas ajo shkruan se në fakt sot nuk humbën, por nxorën një mësim.

“Jeta na jep mësime. Sot nuk humbëm, por mësuam. Të adhurojmë.”-përfundon bukuroshja nga Argjentina statusin e saj.

“Kupa e Botës në Katar” ishte e pesta për Ronaldon dhe ai është lojtari i vetëm në histori që ka shënuar të paktën një gol në pesë Kupa Botërore.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

keto jane genjeshtrat tipike qe na thone zakonisht ne parukeri 6394e9b836950
Story i mëparshëm

Këto janë gënjeshtrat tipike që na thonë zakonisht në parukeri

era e forte ne vlore disa zona perballen me mungese te energjise elektrike 6394e9c22ba69
Story i radhës

Era e fortë në Vlorë, disa zona përballen me mungesë të energjisë elektrike

Të fundit nga

Horoskopi i datës 24 maj 2025

Dashi Do ndiheni disi më të çliruar gjatë gjithë kësaj dite dhe do shprehni ndjenjat dhe idetë që keni. Ju të dashuruarit do jeni shumë realistë dhe marrëdhënia me partnerin ka për
ShkoLartë