Era e fortë në Vlorë, disa zona përballen me mungesë të energjisë elektrike

Disa zona në Vlorë kanë probleme me energjinë elektrike për shkak të erës së fortë. Disa fshatra të njësive administrative Orikum, Qendër dhe Shushicë kanë mbetur pa energji. Bashkia njofton se për shkak se qyteti pritet të përfshihet nga reshjet e shiut rekomandon marrjen e masave dhe shmangien e akseve problematike.

Në njoftim thuhet të shmangen lëvizjet e panevojshme ndërsa Sh.A ujësjellës kanalizime po merr masa për të mos pasur probleme me shirat. Kapitaneria e portit gjithashtu njofton pezullimin e lundrimit për mjetet e vogla lundruese dhe peshkarexhat deri në një njoftim të dytë.

“Ju informojmë, që parashikohet të ketë reshje shiu te dendura dhe Bashkia Vlore ka në gadishmëri të gjithë strukturat e saj. Do të kërkonim nga të gjithë qytetarët, të bëjnë kujdes dhe te informojnë nëpërmjet kontakteve tona në rrjetet sociale në mënyrë shmangien e rasteve emergjente.”, njofton bashkia.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Cristiano Ronaldo luajti ndeshjen e fundit në një ‘Kupë Bote’, Georgina bën dedikimin prekës

Story i radhës

Ferizaj triumfon kundër Partizanit

Të fundit nga