Ç’po ndodh në Shqipëri? Ngjela godet me mesazhin, tregon kush e mban peng zhvillimin e shqiptarëve

February 13, 2022
1 minut lexim

Avokati Spartak Ngjela ka shkruar një mesazh në rrjetet sociale.

Ngjela shkruan se edhe pse udhëheqësit shqiptarë shprehen se problemi është armiku, në fakt sipas tij ata janë vetë problemi.

“Në fakt problemi në Shqipëri ka qenë dhe janë vetëm kryeministrat.

Por, a do ta zgjidhin ndonjëherë shqiptarët këtë problem?!”, shkruan avokati.

Postimi i Spartak Ngjelës:

Problemi nuk jemi ne, problemi është armiku – kjo është psikologjia e diktatorëve.

A e keni vënë re në Shqipëri këtë?

Sigurisht. Kampion është Enver Hoxha.

Por, ai nuk është vetëm. Shikojini dhe të tjerët kryeministra shqiptarë në 30 vjetët e fundit, pas Enver Hoxhës: edhe ata, për armikun flasin, dhe na thonë se ai është problemi.

Në fakt problemi në Shqipëri ka qenë dhe janë vetëm kryeministrat.

Por, a do ta zgjidhin ndonjëherë shqiptarët këtë problem?!

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Evakuimi i personelit diplomatik nga Ukraina, reagon sekretari amerikan

Story i radhës

240 санкции за прекршоци што ги прават пешаците

Të fundit nga

Vdes stilisti Menduh Mullaademi – Menda

Sot është ndarë nga jeta stilisti i shquar, Menduh Mullaademi – Menda. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e tij në rrjetin social, Facebook. “Me pikëllim të thellë, ju njoftojmë se
ShkoLartë