COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 216 qytetarë të infektuar dhe 251 të shëruar në 24 orët e fundit

min lexim

Ministria e Shëndetësisë ka informuar mbi situatën e Covid19 gjatë 24 orëve të fundit në vend, ku fatmirësisht nuk ka pasur asnjë viktimë.

Bëhet me dije se pas 806 testimeve të kryera, kanë rezultuar pozitivë me Covid19 216 qytetarë dhe janë shëruar 251 persona duke e çuar numrin e të shëruarve në 320,251 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht  janë 3,537 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin ndërsa në spitalin COVID3 po marrin trajtim 17 pacientë.

Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.

Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar
me dozën përforcuese.

Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 806 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 216 qytetarë, në këto bashki:

82 në Tiranë, 18 në Lushnje, 16 në Fier, 15 në Durrës, 9 në Divjakë, 7 në Vlorë, nga 6 qytetarë në Kamëz, Kavajë, Patos, Sarandë, Gramsh, 5 në Shkodër, nga 3 qytetarë në Vau i Dejës, Himarë, Përmet, Berat, nga 2 qytetarë në Bulqizë, Roskovec, Mallakastër, Gjirokastër, Këlcyrë, Tepelenë, Skrapar, Elbasan, nga 1 qytetar në Malësi e Madhe, Tropojë, Lezhë, Shijak, Kolonjë, Dimal.
Janë 3,537 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 17 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.
Janë shëruar 251 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 320,251 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (28 Gusht 2022)
Raste të reja ditore 216
Të shëruar në 24 orë 251
Të shtruar në spitale 17
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 806

Testime totale 1,959,160
Raste pozitive 327,369
Raste të shëruara 320,251
Raste Aktive 3,537
Humbje jete 3,581

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 1,604
Fier 377
Elbasan 266
Durrës 256
Shkodër 255
Korçë 204
Vlorë 198
Gjirokastër 127
Berat 103
Lezhë 80
Dibër 54
Kukës 13

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Nga papunësia tek çështja me Serbinë, Kurti zbulon tri sfidat më të mëdha për Kosovën

Story i radhës

Kriza energjetike – miliona evropianë mund të zhyten në varfëri

Të fundit nga