COVID-19/ Shënohen 498 raste të reja në 24 orët e fundit në Shqipëri

min lexim

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë shënuar 498 raste të reja me COVID nga 1412 testime të kryera në total. Ndërkohë ka ndërruar jetë edhe një person, konkretisht një qytetar nga Kruja 72 vjeç.

Janë 3,724 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 23 pacientë. Janë shëruar 521 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 316,796 që nga fillimi i epidemisë.

Rastet pozitive janë identifikuar në këto bashki: 147 në Tiranë, 36 në Durrës, 30 në Fier, 20 në Lushnje, 18 në Devoll, 17 në Sarandë, nga 16 qytetarë në Divjakë, Vlorë, 15 në Lezhë, 13 në Shkodër, 12 në Gjirokastër, 10 në Krujë, nga 9 qytetarë në Kavajë, Mallakastër, Korçë, 8 në Elbasan, nga 7 qytetarë në Kamëz, Pogradec, Kuçovë, nga 6 qytetarë në Shijak, Tepelenë, Peqin, nga 5 qytetarë në Mirditë, Dibër, Selenicë, Përmet, Berat, Dimal, nga 4 qytetarë në Malësi e Madhe, Patos, Kolonjë, nga 3 qytetarë në Kurbin, Vorë, Roskovec, Skrapar, Belsh, nga 2 qytetarë në Vau i Dejës, Himarë, Gramsh, nga 1 qytetar në Fushë Arrës, Kukës, Has, Bulqizë, Mat, Delvinë, Dropull, Maliq, Poliçan, Librazhd, Prrenjas.

“Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.

Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese.

Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni pasur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127”, apelon MSH.

Statistika (19 Gusht 2022)
Raste të reja ditore 498
Të shëruar në 24 orë 521
Të shtruar në spitale 23
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 1412

Testime totale 1,948,919
Raste pozitive 324,095
Raste të shëruara 316,796
Raste Aktive 3,724
Humbje jete 3,575

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 1,578
Fier 480
Durrës 330
Vlorë 302
Korçë 203
Elbasan 186
Shkodër 161
Gjirokastër 149
Lezhë 141
Berat 119
Dibër 59
Kukës 16

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Enca nuk i lë vend imagjinatës me pozat provokuese

Story i radhës

Ja si flota ruse e bllokoi Adriatikun

Të fundit nga