Covid-19/ Mbyllen 7 çerdhe, 73 edukatore e 46 fëmijë të infektuar në gjithë Kosovën

January 27, 2022
1 minut lexim

Numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë, po rritet edhe më shumë.

E ky trend i rritjes së të infektuarve ka prekur edhe shtatë institucione parashkollore.

Si shkak i infektimeve të edukatoreve dhe fëmijëve së fundi është mbyllur edhe institucioni parashkollor “Gëzimi ynë” në kryeqytet.

Këta të fundit kanë paralajmëruar prindërit se ky institucion do të jetë i mbyllur deri më 7 shkurt.

Kështu ka treguar një qytetare, fëmiu i së cilës është pjesë e këtij institucioni.

Aktualisht janë 46 fëmijë të infektuar, 73 edukatore, dhe 25 persona staf mbështetës.

Kështu ka bërë të ditur në një përgjigje zëdhënësja e Ministrisë së Arsimit, Iliriana Pylla.

“Sa i përket institucioneve parashkollore publike dhe qendra me bazë në komunitet në nivel vendi aktualisht janë 46 fëmijë të infektuar, 73 edukatore, 25 staf mbështetës dhe 7 institucione të mbyllura”, tha ajo.

Ndërsa, vendimin për mbyllje të shkollave ose çerdheve, Pylla tha se e marrin Task Forcat.

“Aktualisht ky është raporti që na vjen nga komunat. Vendimin për mbylljen ose jo të shkollave ose Institucioneve Parashkollore e marrin Taks forcat e themeluara brenda tyre”, deklaroi ajo.

Në Kosovë, vaksinimi kundër Coronavirusit ka nisur në mars të vitit të kaluar dhe, deri më tash, janë vaksinuar plotësisht 803.638 qytetarë me dy doza.

Të drejtë vaksinimi kanë të gjithë personat mbi 12 vjeç.

Dozën përforcuese dhe atë të tretë mund ta marrin të gjithë personat mbi 18 vjeç që janë imunizuar me dy doza para tre muajsh.

Brenda 24 orëve në Kosovë janë regjistruar gjashtë vdekje dhe 3,917 raste të reja me Coronavirus.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Arapi: Kupa varka e shpëtimit

Story i radhës

Професорката од Тетовскиот универзитет Рабије Мурати е избрана меѓу сто највлијателни жени во светот

Të fundit nga

Vit i ri, sulm i ri

Një qëllim për vitin e ri? E po, të ndryshojë. Sulmi i Milanit, mes Krishtlindjeve dhe Epifanisë, rrezikon një ristrukturim të rëndësishëm. Në ndeshjen e fundit të vitit, kundër Romës, Fonseca mund
ShkoLartë