Corriere dello Sport: Inter nuk dorëzohet, kampionati nuk ka mbaruar ende!
Interi nuk ka ndërmend të dorëzohet. Ky është mesazhi, siç raporton “Corriere dello Sport”, që drejtuesit kaluan edhe mëngjesin e djeshëm pas disfatës së të mërkurës ndaj Bolognës.
Marotta dhe Ausilio përdorën fjalët e duhura, pa e sprovuar mendërisht një skuadër, duke u kërkuar të gjithëve të qëndrojnë në rrugën e duhur deri në fund.
Drejtuesit u kanë bërë të qartë lojtarëve se ndeshjet nuk kanë përfunduar ende dhe se ky kampionat ka ende shumë për të dhënë deri në fund..