Trajneri Antonio Conte i kërkon tifozëve të bëjnë durim deri sa të shohin në fushë versionin më të mirë të Tottenham. Spurs-at morën të dytën humbje radhazi në kampionat teksa u mposhtën në shtëpi nga Newcastle me rezultatin 1-2, ndërsa tifozët në fundin e sfidën vërshëlluan ekipin.
Por, në konferencë për shtyp, Conte theksoi se i pëlqeu reagimi i lojtarëve pasi kaluan në disavantazhin e dy golave ndërsa shtoi se rezultati më i drejtë do të ishte barazimi.
“Secili lojtar në fushë ishte në nivelin e duhur, më pëlqeu reagimi i skuadrës, por ndonjëherë nuk është mjaftueshëm për të ndryshuar rezultatin.
Para se Newcastle të shënonte në fushë kishte vetë, një ekip, ndoshta po të finalizonim mund të kishim një tjetër rezultat. Goli i dytë do të kishte vrarë këdo skuadër, por djemtë reaguan.
Në të tilla situata, shanset janë të mëdha që të humbasësh përqëndrimin dhe të pësosh një humbje të thellë, por diçka e tillë nuk na ndodhi ne. Kontestimi i tifozëve?
Nuk është ky momenti për të shkuar kundër klubit, skuadra ka nevojë për kohë. Duhet të jemi të duruar. E kam përsëritur edhe më parë se na duhen dy apo tre sesione të merkatos për të rivalizuar me klubet e mëdha të Premier League”, u shpreh Conte.