Javët e fundit, në shtyp janë shfaqur thashetheme që lidhin Antonio Conten me Juventusin. Këtë e ka komentuar italiani, i cili aktualisht po punon me Tottenhamin.
“Këto biseda janë mungesë respekti për Massimiliano Allegrin dhe për mua personalisht”, tha Conte, cituar në mediat sociale nga gazetari i Evening Standard, Dan Kilpatrick.
“Më pëlqen të punoj tr Tottenham dhe kam një marrëdhënie të shkëlqyer me pronarin e klubit dhe me Fabio Paraticin. Nuk shoh asnjë problem me të ardhmen time”, shtoi trajneri italian.
Juventusi nuk e nisi shumë mirë sezonin 2022/2023. Për momentin, skuadra është vetëm e teta në tabelën e Serisë A.