Në një konferencë për shtyp para ndeshjes kundër Brentford, trajneri i Tottenham, Antonio Conte foli gjerësisht për Christian Eriksen dhe rikthimin e tij në fushë, duke krahasuar nivelin aktual të danezit me atë që arriti tek Interi:
“Sinqerisht, askush nuk besonte se ai mund të kthehej për të luajtur. Ishte një surprizë, jo vetëm për mua. Në këtë kuptim, mendoj se Brentford ishte një zgjidhje e shkëlqyer për të kuptuar më mirë situatën.
Ta shohësh atë të luajë në këtë nivel sot është e pabesueshme, fantastike. Jam shumë i lumtur për të. Gjithmonë i pëlqente të luante futboll. Nëse më parë e bënte 100%, tani do ta bëjë me 200%”.
Trajneri i “Spurs” iu përgjigj edhe pyetjes sa ka ndryshuar mesfushori në krahasim me eksperiencën te zikaltrit: “Tek Interi kemi luajtur me 3-5-2, ndërsa Chris ishte mësuar me 4-2-3-1 e Tottenhamit. Atij i duhej pak kohë për të kuptuar idenë time mbi futbollin, por kur e bëri, u kthye në lojtar shumë të rëndësishëm për ne.
Tani e shoh që te Brentford luajnë me 3-5-2 ose 3-4-3. Edhe me 3-5-2 ai bën të njëjtat gjëra si tek Interi im. Ai është një lojtar i mirë, por edhe super njeri. Nuk mbaj mend ndonjë polemikë kur e kam ulur në stol”.
Kështu, i pyetur nga “Sky Sports”, Conte iu përgjigj edhe një pyetjeje për rikthimin e mundshëm të danezit te Tottenham: “Të punoja sërish me Christian do të ishte një mundësi fantastike. Jam argëtuar me të tek Interi”.