Conte drejt dorëheqjes

min lexim

Katërmbëdhjetë ndeshje nga të cilat katër humbje.

Situata në kampionat nuk është nga më të mirat, e për më tepër tifozët kanë rezerva për lojën e Totenhemit.

Në këto kushte mund të vijë edhe divorci me Antonio Conten pas vetëm një viti bashkëpunim, e pavarësisht se klubi ka synim të ushtrojë të drejtën e rinovimit për kontratën, që skadon në qershor të vitit të ardhshëm.

Sidoqoftë, tekniku italian nuk duket edhe aq i prirur për të vijuar karrierën në Londër. Qëllimet e tij ai i shfaqi në konferencën që pasoi humbjen e fundjavës nga Liverpuli.

“Mendoj se gjithmonë duhet të tregojmë respekt të madh për tifozët që paguajnë biletën. Por nëse më pyesni nëse jam i zhgënjyer, duhet të them po.

Pas një viti ne kemi bërë shumë përmirësime, por nëse dikush mendon se jemi gati për të fituar trofe e ka gabim. Jemi ende shumë larg nga skuadrat më të forta.

Të gjithë duhet të kuptojnë se duhet kohë dhe durim. Ndryshe humbasin pasionin dhe entuziazmin që janë karburanti im.

Nëse ka, në rregull, anasjelltas do ta përfundojmë këtë sezon dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

“Dëgjova një zhurmë të madhe”: Burri nga Kalifornia beson se meteori shkatërroi shtëpinë e tij

Story i radhës

Ukraina thotë se Rusisë i kanë mbetur edhe pak, pasi ka përdorur rreth 80 për qind të raketave të saj moderne

Të fundit nga