Lajmi sensacional që u përhap gjithandej mjeteve të informimit rreth rastit të sulmit fizik ndaj Imamit të Xhamisë në Lupq të Poshtëm të Komunës së Podujevës si dhe rasti i bojkotimit të Hoxhës në Xhamin e Fshatit Harabat, janë dy ngjarje të cilat nuk mund të arsyetohen në kohën në të cilën po jetojmë. Kjo tregon se shoqëria Kosovare përkatësisht Bashkësia Islame ka vite që është ballafaquar me probleme më të ndryshme në misionin e saj kulturor dhe Fetar. Këto fenomene të cilat kanë filluar të shpeshtohen përditë e më shumë, në të gjitha poret e jetës duke filluar nga politika, arsimi, shëndetësia, ekonomia, përqarjet dhe qërimi i hesapeve mes veti kanë filluar edhe në kultet e [Xhamiave Fetare të Fesë Islame]. Nuk mbahet mend që mosmarrëveshjet dhe qërimi i hesapeve të ndodhin në institucionin Fetar, aty ku besimtari Islam duhet të jetë shembull i kulturës, tolerancës, humanizmit me një fjalë shembull për të mirë karshi qytetareve dhe Besimtareve. Mjerisht këto nuk po ndodhin. Vite me radhë udhëheqësia e Bashkësisë Islame në nivel të Republikës së Kosovës ka pasur fërkime dhe përqarje të cilat kishin efekte negative edhe tek qytetaret të besimit Islam të cilët Xhaminë dhe Fenë Islame e konsiderojnë si monument të shenjët aty ku duhet të forcohet bashkimi i njerëzve duke i respektuar edhe Fetë tjera të besimit Katolik të cilat kultivohen në Kosovë. Më thotë mendja se aspektet politike kanë depërtuar edhe në institucionin e Bashkësisë Islame përkatësisht në kryesin e saj. Kjo u manifestua para një kohe me rastin e zgjidhjes së muftiut dhe anëtareve të kryesisë. Xhamiat dhe institucionet Fetare kanë obligim moral, njerëzor dhe kushtetues para Besimtareve dhe Zotit që ti bashkojë njerëzit, ti luftojnë dukuritë negative, ta ngrisin vetëdijen dhe moralin e besimtareve duke luftuar qdo tendencë apo rryma të instaluara nga jashtë të cilat për interesa të caktuara bëjnë përpjekje për ti ndryshuar rregullat tradicionale të besimit Islam në Kosovë dhe më gjerë. Këto dukuri po e dëmtojnë Shoqërinë Kosovare dhe po e irritojnë popullin, i cili asnjëherë nuk lejoj që përcaktimi Fetar ti përqajë apo ti dëmtojë në kauzën Kombëtare. Prandaj shtrohet pyetja?. Kah po shkojmë?!. Janë ngritë në këmbë liderët e partive politike duke i shpall luftë joracionale njërit tjetrit, për interesa personale për epshe karrieriste, për të fituar sa më shumë pushtet dhe para. Sot qytetari Shqiptarë që nga mëngjesi deri në mbrëmje kudo nëpër televizionet e ndryshme po përballet me debate primitive, me tema më irituese të cilat nuk kanë asnjë vlerë për Shoqërinë Kosovare. Kjo gjendje e vetëdijes e cila ka depërtuar thellë në poret e shoqërisë nuk na qon askund, nuk i sjellë asnjë të mirë as Institucioneve të Shtetit, as Bashkësisë Islame por kjo mendësi po i shkon për shtati vetëm kundërshtareve dhe armiqve të Kosovës.
Të fundit nga
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje nuk i frikësohet në asnjë
Belind Këlliçi ka zbardhur detaje nga takimi që ia ka pasur me Donald Trump në SHBA.
Mevlan Adili është kthyer në fillet e tija. Në një intervistë për “Pastel” në TV21 ka
Kristian Shpendi po spikat këtë sezon në Seria B ku ka shënuar tetë gola si asnjë
Ana me shaka ka ftuar Xuxin në shtratin e saj duke i thënë se nëse futet