Çmenden çmimet në Ksamil! Gazetarja: Shezlongu nga 200 deri 1 mijë euro

July 17, 2023
1 minut lexim

Gazetarja Anxhela Lushkaj tha për “Good Morning Albanians” se Ksamili duket se po bëhet një destinacion elitar.

Ajo tha se çmimet në këtë zonë po shkojnë nga 200-300 euro, ndërkohë që shtoi se ka edhe zonë vip ku çmimet kapin 1000 euro.

Megjithatë gazetarja tha se në Sarandë ka vend për të gjithë, pasi ka plazhe ku pushuesit mund të marrin çadra me çmim shumë të lirë e madje ka vende ku mund të marrin me vete çadrën e tyre.

“Po ndalemi te shezlonget ekonomike në Sarandë, këtë vit minimalisht fillojnë me 1000 lekë.  Sa i përket Ksamilit, ai po tenton të kthehet në një destinacion të turizmit elitar dhe këtë e tregojnë edhe disa subjekte të ngritura vitet e fundit ku mund të gjesh minimalisht shezlonge me 200-300 euro, pastaj ka edhe shezlone vip, që kapin shifrën e 1000 euro”,-tha gazetarja ndërkohë që shtoi se gjithsesi Saranda ofron për të gjithë shtresat e shoqërisë ku mund të gjesh shezlong të lirë, por ka e4dhe plazhe ku ti mund të shkosh me çadrën tënde.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Dr. Dre zbulon se kishte refuzuar të bashkëpunonte me Prince, Michael Jackson dhe Stevie Wonder

Story i radhës

Ardhja e mërgimtarëve, vendkalimet kufitare vazhdojnë të jenë lira

Të fundit nga

ShkoLartë