Cluj pa dy lojtarë kundër Ballkanit 

November 2, 2022
1 minut lexim

Kampioni i Rumanisë, CFR Cluj, nuk mund të përfundojë më në vendin e parë në grupin G të Conferemce League, për shkak të rezultateve të ndeshjeve direkte me Sivassporin, ndaj i duhet të luftojë për të siguruar vendin e dytë, që siguron kualifikimin në mesin e skuadrave më të mira, shkruan mediumi rumun “Sport. ro”.

Ndeshja mes Cluj dhe kampionit të Kosovës, Ballkanit të Therandës, do të luhet nesër në orën 18.45.

“Një fitore do t’i siguronte CFR Cluj pozitën e dytë, pavarësisht se si përfundon ndeshja midis Slavia Pragës dhe Sivassporit.

Ekziston edhe mundësia që këto tri skuadra të përfundojnë me pikë të barabarta, me ç’rast do të bëhej renditja mes tre skuadrave, në të cilën do të llogariten vetëm rezultatet nga ndeshjet e drejtpërdrejta ndërmjet Slavia, CFR Cluj dhe Sivasspor”, shkruan më tej. 

“Vendi i dytë do t’i siguronte kampionit një bonus të majmë prej 300,000 euro, të cilit do t’i shtoheshin 300,000 euro të tjera për kualifikimin në pranverën evropiane dhe 500,000 euro të tjera për një fitore eventuale kundër Ballkanit, thelbësore për kualifikim.

Në skuadrën e Dan Petreskut do të mungojnë Mario Camora, pas operacionit dhe Yuri Matias i dëmtuar në ndeshjen e fundit të kampionatit, derbin me Rapidin”, shkruan mediumi rumun.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Barcelona dhe Milan sfidohen për shërbimet e yllit të Chelsea

Story i radhës

ECB paralajmëron bankat se nuk po bëjnë mjaftueshëm për të zgjidhur sfidat mjedisore

Të fundit nga

ShkoLartë